KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gërvalla për rastin e Banjskës: Drejtësia nuk mund të mbetet e pjesshme
Siguri

Gërvalla për rastin e Banjskës: Drejtësia nuk mund të mbetet e pjesshme

Kosova News
Kosova News 19:30 -24/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas dënimit me burgim të përjetshëm për dy nga të përfshirët në grupin terrorist në Banjskë.

Sulmi që i mori jetën rreshterit Afrim Bunjaku ka nisur hapat e parë të vënies së drejtësisë.

Në ketë frymë, Gërvalla thotë se sot foli drejtësia, ndonëse jo e plotë.

“Drejtësia nuk mund të mbetet e pjesshme. Të gjithë të përfshirët, përfshirë organizatorin dhe drejtuesin e këtij grupi, Millan Radoiçiq, duhet të ekstradohen dhe të dalin para drejtësisë në Republikën e Kosovës” u shpreh ajo.

Gërvalla shtoi se, pa kompromis, Kosova do vazhdojë të kërkojë drejtësi për këtë akt.

Ky është postimi i plotë i saj:

Sot drejtësia foli. Jo e plotë, por një pjesë domethënëse e drejtësisë u vendos sot në Republikën e Kosovës.

Aktgjykimet për sulmin terrorist në Banjskë nuk e kthejnë në jetë Heroin e Kosovës, rreshterin e Policisë, Afrim Bunjaku, i cili ra duke mbrojtur rendin kushtetues dhe sigurinë e vendit.

Ato nuk e zhbëjnë sulmin agresor ndaj Republikës së Kosovës, të cilin institucionet tona e zmbrapsën me vendosmëri.

Ato nuk e ndryshojnë faktin se Serbia e përgatiti, e organizoi, e mbështeti dhe e financoi këtë sulm dhe se ky rrezik mbetet i pranishëm.

Ato nuk e ndryshojnë as hezitimin e një pjese të bashkësisë ndërkombëtare për ta quajtur këtë akt me emrin që e meriton: sulmi ishte sulm, vrasja ishte vrasje, agresioni ishte agresion, një sulm i hapur agresor i shtetit serb ndaj Republikës së Kosovës

Por ato vendosin përgjegjësi.

Bllagoje Spasojeviq dhe Vlladimir Tolliq u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa Dushan Maksimoviq me 30 vite burgim, për përfshirjen e tyre në këtë sulm.

Drejtësia nuk mund të mbetet e pjesshme. Të gjithë të përfshirët, përfshirë organizatorin dhe drejtuesin e këtij grupi, Millan Radoiçiq, duhet të ekstradohen dhe të dalin para drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Republika e Kosovës do të vazhdojë të kërkojë përgjegjësi, pa kompromis, për çdo akt që cenon rendin kushtetues dhe sigurinë e qytetarëve të saj.

Shteti ligjor në Kosovë garanton gjykim të drejtë dhe transparent, në përputhje me standardet ndërkombëtare, siç u dëshmua edhe në këtë rast.

Institucionet e Republikës së Kosovës nuk do të ndalen derisa secili përgjegjës për këtë krim, dhe për çdo krim tjetër kundër Republikës sonë, të japë përgjegjësi para drejtësisë, pavarësisht emrit, pozitës, ndikimit apo rolit të tij në prapaskenë.

Gjithashtu lexoni:

Dyshohet për vrasje aksidentale mes familjarëve në Strellc të Deçanit

Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, humb jetën një 19-vjeçar

Skema e rekrutimit të punëtorëve të Wolt: Dy gra zyrtare të shtetit dhe turku ndërmjetës në pranga

Punime në rrugën “Ilir Konushevci”, ndryshon qarkullimi i autobusëve, komuna jep detaje

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Kosova News 24/04/2026 24/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Dyshohet për vrasje aksidentale mes familjarëve në Strellc të Deçanit
17:51 -23/07/2026
Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, humb jetën një 19-vjeçar
17:48 -23/07/2026
Kurti takon antropologen Reineck dhe pjesëmarrëset e “Kosova Ethno-Tour 2026”
17:42 -23/07/2026
Shtesa prej 150 euro në muaj, MSH vazhdon mbështetjen për mjekët e sektorit publik
15:40 -23/07/2026
Skema e rekrutimit të punëtorëve të Wolt: Dy gra zyrtare të shtetit dhe turku ndërmjetës në pranga
14:55 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?