KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Gërvalla në Forumin e Prespës: Orientimet tona kryesore janë BE-ja dhe NATO-ja
Politikë

​Gërvalla në Forumin e Prespës: Orientimet tona kryesore janë BE-ja dhe NATO-ja

Kosova News
Kosova News 17:13 -17/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se orientimi kryesor i Kosovës është anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Në Forumin e Prespës që po mbahet në Maqedoninë e Veriut, kryediplomatja tha se nëse BE-ja dëshiron më shumë siguri, duhet të bëjë hapin për përfshirjen e Ballkanit Perëndimor brenda ombrellës së saj.

“Shumica prej neve në Ballkanin Perëndimor ka treguar se orientimi jonë është pro evropian, pro NATO dhe pro perëndimor. Prandaj ky orientim duhet të jetë kryesor, të mbahet dhe lejohet që të rrjedhë deri te integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE. Siguria nuk është vetëm për armët, por gjithë aspektet që ballafaqohemi çdo ditë…Nëse BE-ja është e interesuar të kemi më shumë siguri, atëherë duhet që të bëjmë hapin që të kyçin Ballkanin Perëndimor në BE”, tha ajo.

Gërvalla tha se institucionet e Kosovës po bëjnë çmos që të afrohen në strukturat e NATO-s.

“Kosova mundohet të afrohet në strukturën e NATO-s aq sa mundemi, duke marrë faktin se katër shtete anëtare të NATO-s nuk na njohin. Kjo nuk është e lehtë, por ne duhet të luftojmë dhe jemi më afër njëri-tjetrit, pasi Kosova dhe NATO janë të ndërlidhura me njëri-tjetrin. Në mënyrë që NATO është pjesë e historisë së Kosovës dhe është prezentë në Kosovë”, shtoi ajo.

Në panelin e diskutimit për Ballkanin Perëndimor ishte edhe i dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ai tha se Ballkani Perëndimor duhet të integrohet në Bashkimin Evropian, derisa edhe shprehu përkrahjen për iniciativën rajonale “Ballkani i Hapur”.

“Përkrahim të gjitha tregjet, Ballkani i Hapur përderisa është i fokusuar në integrimin evropian, do të jetë i hapur të gjitha vendet. 70 për qind e ekonomisë së Ballkanit është e lidhur me Evropën, ndërsa pjesa tjetër është po ashtu e lidhur me rajonin. DY këto procese duhet të marrin pjesë në të njëjtën kornizë. Ballkani i Hapur nuk është e vetmja iniciativë që e përkrahim, ne i përkrahim të gjitha iniciativat tjera që na bashkojnë”, tha ai. /kp/

Gjithashtu lexoni:

Fejza e LVV-së ngre shqetësime për etikën akademike të Lushaku-Sadriut – publikon vendim i Senatit të UP-së

KQZ e Kosovës po vëzhgon procesin zgjedhor në Shqipëri

Zgjedhjet në Shqipëri – raportohen incidente

Festë në Vetëvendosje, Albulena Haxhiu feston ditëlindjen teksa kolegët e partisë e befasojnë me tortë dhe qirinj

“Sjellje e papranueshme, destruktive”, Haxhiu flet pas dështimit të seancës

TAGGED: Ballkani, Gervalla
Kosova News 17/06/2022 17/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
few clouds
9° _ 7°
75%
2 km/h
Sun
20 °C
Mon
17 °C
Tue
16 °C
Wed
16 °C
Thu
15 °C

Lajmet e Fundit

Motoçiklistët e humbur dje nuk ishin nga Suhareka, pjestarët nga “Theranda Motocross” i gjetën 4 turistët nga Prishtina që humben në malet Shterpcës
16:50 -11/05/2025
Fejza e LVV-së ngre shqetësime për etikën akademike të Lushaku-Sadriut – publikon vendim i Senatit të UP-së
15:41 -11/05/2025
Plumbat në radhët e policëve, thirrje për trajnime më të gjata në Policinë e Kosovës
14:43 -11/05/2025
KQZ e Kosovës po vëzhgon procesin zgjedhor në Shqipëri
13:53 -11/05/2025
Gjenden shëndosh e mirë motoristët nga Suhareka që humbën në Shtërpcë
13:35 -11/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?