KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gërvalla merr pjesë në Takimin Ministror në Taormina
Politikë

Gërvalla merr pjesë në Takimin Ministror në Taormina

Kosova News
Kosova News 10:42 -18/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës së Italisë,  Antonio Tajani, zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar drejt Taorminës në Itali, ku sot dhe nesër, më 18 dhe 19 qershor 2025, do të marrë pjesë në Takimin Ministror të organizuar në shënim të 70-vjetorit të Konferencës historike të Messinës.

Konferenca e Messinës, e mbajtur në qershor të vitit 1955, përbën një pikë kthese në historinë evropiane. Ajo mblodhi ministrat e jashtëm të gjashtë vendeve themeluese të Komunitetit Evropian dhe vendosi themelet për një arkitekturë të re politike në Evropë, të bazuar në bashkëpunim, paqe dhe integrim.

Shtatë dekada më vonë, në një kontekst të ri gjeopolitik, ky takim mbledh ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe të vendeve kandidate dhe atyre me perspektivë anëtarësimi, për të adresuar sfidat strategjike me të cilat përballet Unioni dhe për të ripërcaktuar rolin që zgjerimi luan në forcimin e rendit evropian.

Pjesëmarrja e Ministres Gërvalla në këtë takim konfirmon rolin aktiv të Republikës së Kosovës për të kontribuar në diskutimet thelbësore për të ardhmen e kontinentit evropian, si dhe për të riafirmuar qëndrimin se besueshmëria e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor matet edhe me qëndrimin parimor të BE-së ndaj Kosovës, njofton MPJD.

Në margjinat e kësaj konference, Ministrja Gërvalla do të zhvillojë takime me homologë nga disa shtete anëtare të BE-së, me të cilët do të trajtojë zhvillimet aktuale në rajon, shtyerjen përpara të agjendës evropiane të Kosovës dhe nevojën për një qasje më të barabartë, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse të Bashkimit Evropian ndaj vendeve që e përkrahin integrimin euro-atlantik në Ballkanin Perëndimor.

Gjithashtu lexoni:

Kupchan: Pas dështimeve globale, Trump mund t’u kthehet Kosovës dhe Serbisë

Bislimi kritikon Prokurorinë: Qëllimi i intervistimit tim ishte prodhimi i lajmit medial

Osmani dhe Kövér flasin për fuqizimin e lidhjeve Kosovë-Hungari

Ziv: Kosovarët që duan të largohen nga Izraeli mund të kalojnë nga Egjipti e Jordania

Muhaxheri- Kurtit: Kthjellu, s’mund të imponosh

Kosova News 18/06/2025 18/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
79%
2 km/h
Wed
28 °C
Thu
30 °C
Fri
29 °C
Sat
26 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

Punime në Podujevë, nesër e pasnesër do të ketë reduktime të ujit
14:46 -18/06/2025
Prizren: Arrestohet edhe një person lidhur me aksionin kundër degradimit të mjedisit
14:28 -18/06/2025
Gruaja goditet nga vetura në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, dërgohet në spital
14:05 -18/06/2025
Kupchan: Pas dështimeve globale, Trump mund t’u kthehet Kosovës dhe Serbisë
13:42 -18/06/2025
Khamenei: Izraeli do të paguajë për gabimet e veta, Irani nuk dorëzohet
13:17 -18/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?