Ministrja e Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla, nga Partia Guxo, ka thënë se mesazhi i Lumir Abdixhikut është jo pa PDK-në, vetëm bashkë me PDK-në. Sipas saj, kjo është arsyeja pse votuesi i LDK-së e ka braktisur këtë parti dhe këtë kryetar të përkohshëm.
“Jo pa PDK-në, vetëm bashkë me PDK-në!
Ky ishte mesazhi i sotëm i Lumir Abdixhikut, kryetarit të “Lidhjes së Re” dhe ideatorit të “Rrugës së Re”.
Ja pse votuesi i LDK-së e ka braktisur këtë parti dhe këtë kryetar të përkohshëm:, ka thënë Gërvalla në reagimin e saj.