Qytetarët e Republikës së Kosovës mund të udhëtojnë pa vizë edhe në Malajzi, për qëndrime deri në 30 ditë, ka bërë të ditur sot ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
“Pa viza edhe në Malajzi për qytetarët e Republikës së Kosovës,” ka shkruar Gërvalla, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt avancimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe forcimit të lidhjeve bilaterale me këtë shtet të Azisë Juglindore.
Me këtë vendim, Malajzia i bashkohet listës së vendeve që njohin pasaportën kosovare dhe u mundësojnë qytetarëve të saj të udhëtojnë lirshëm, pa kërkesë për vizë.