Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka paralajmëruar Bashkimin Evropian lidhur me vonesat për përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për t’u anëtarësuar në këtë bashkësi.
Në një intervistë të dhënë për Deutschlandfunk, ajo ka theksuar se derisa Evropa nuk ndërmerr asgjë, atëherë në këtë rajon do të fuqizohen ndikimet joevropiane.
“Nëse Bashkimi Evropian s’vepron, do ta bëjnë të tjerët”, citohet të ketë thënë Gërvalla.
Në planet e Kosovës është aplikimi zyrtar për në BE gjatë 2022-ës.