Në burgun e Dubravës u kryen gërmime dyditore në tri pika të dyshuara për mbetje mortore, por nuk u gjet asnjë dëshmi.
“Ky lokacion tash për tash konsiderohet i mbyllur”, tha ushtruesi i detyrës së drejtorit të IML-së, Ditor Haliti.
Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka urdhëruar që të kryhen gërmime në tri pika të dyshimta brenda oborrit të burgut të Dubravës, bazuar në dëshminë e një personi që ka pretenduar se aty mund të ndodhen mbetje mortore të një personi të zhdukur.
“Për dy ditë me radhë kemi kontrolluar këto pika dhe, për fat të keq, nuk kemi hasur në asnjë mbetje kockore me origjinë njerëzore, apo në ndonjë gjurmë tjetër që mund të na çonte drejt zbulimit të ndonjë individi të zhdukur gjatë luftës. Për momentin, ky lokacion konsiderohet i mbyllur”, tha për RTK ushtruesi i detyrës së drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, Ditor Haliti.
Mes tjerash ai tha se një nga sfidat kryesore në procesin e kërkimit të të pagjeturve është mungesa e informatave të sakta dhe të besueshme.