KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gazetarja ukrainase në Kosovë: Më pëlqen muzika shqipe këtu, shpresoj që Ukraina ta njoh Kosovën pas çlirimit nga Rusia
Kulturë

Gazetarja ukrainase në Kosovë: Më pëlqen muzika shqipe këtu, shpresoj që Ukraina ta njoh Kosovën pas çlirimit nga Rusia

Kosova News
Kosova News 13:18 -30/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Gati një muaj ka kaluar prej që gazetarja ukrainase, Daria Meshcheriakova, është stacionuar në Kosovë.

Ajo këtu po qëndron si pjesë e një programi të përkrahjes nga Qeveria e Kosovës për gazetarët ukrainas, të cilëve u është ofruar qëndrimi dhe puna në ambiente të përshtatshme.

Lufta në Ukrainë e nisur nga forcat ruse, ia ka pamundësuar asaj jetesën në shtetin ku edhe ka lindur, rritur dhe ka ushtruar profesionin prej gazetareje.

Në një intervistë, Daria rrëfen se brenda kësaj periudhe jo shumë të gjatë kohore, veçse ka nisur të ‘mishërohet’ me formën e jetesës në Kosovë.

Ajo tregon se kosovarët me të janë shumë miqësor. Tutje, thotë se ka nisur t’i pëlqejë disa nga gjërat me të cilat identifikohet Kosova, duke shtuar faktin se për të nuk është hera e parë që e viziton vendin tonë.

“Kam dëgjuar muzikë kosovare që nga vitit 2011. Njoh shumë artistë nga Kosova dhe këngët e tyre i kam në ‘playlist’-ën time. Këngëtarja ime e preferuar është Era Istrefi. Më pëlqen më së shumti kur ajo këndon shqip. Mund ta mësoj gjuhën më mirë në këtë formë”.

Ajo flet edhe për çështjet politike mes Kosovës e Ukrainës. Gazetarja ukrainase shpreh keqardhje që shteti i saj nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe shpreson që kjo do të ndodhë pas përfundimit të luftës, nëse Ukraina rikthen territoret e pushtuara nga Rusia.

“Fatkeqësisht jo (Ukraina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës). Më vjen keq për këtë. Besoj që kur Ukraina të çlirojë të gjitha territoret e aneksuara nga Rusia, do ta njoh Kosovën. Është e pamundur tani në luftë”/telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

Bogujevci takon kryetarin e Izmirit, diskutojnë mundësitë për bashkëpunimin kulturor  

Kurti: Sunny Hill Festival, një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

Ndahet nga jeta Beqir Beqiri, organizatori dhe punëtori shumëvjeçar i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Bogujevci takon grupin “Fontana” në 50-vjetorin e themelimit

Po avancojnë punimet për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Kishnicë

TAGGED: Daria Meshcheriakova
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?