KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gazetari gjerman: Propozimi franko-gjerman nuk është serioz, BE-ja asnjë shpërblim për Kosovën dhe Serbinë
Politikë

Gazetari gjerman: Propozimi franko-gjerman nuk është serioz, BE-ja asnjë shpërblim për Kosovën dhe Serbinë

Kosova News
Kosova News 23:46 -24/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gazetari i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens, është skeptik për arritjen e një marrëveshjeje në mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se nuk ka motivim, por as shpërblim për Beogradin dhe Prishtinën nëse arrijnë marrëveshje.

Martens, për “Nova” ka thënë se nuk sheh ndonjë motivim serioz as për presidentin serb Vuçiqi dhe as për kryeministrin Kurti për të bërë një hap serioz përpara.

“Mendoj se i gjithë propozimi gjermano-francez nuk është shumë serioz, sepse nuk shoh asnjë motiv që as Serbia dhe as Kosova të pajtohen me të. Ju mund të bisedoni, negocioni dhe të keni takime, por nuk e shoh se cili do të jetë rezultati, sepse rezultati dhe qëllimi kryesor që premton BE-ja është se nuk ka anëtarësim në BE as për Serbinë dhe as për Kosovën dhe nëse kjo nuk ekziston, atëherë nuk e di se çfarë presin politikanët perëndimorë. Nuk shoh ndonjë motivim serioz as për Vuçiqin dhe as për Kurtin për të bërë një hap serioz përpara”, tha Martens.

Ai po ashtu thekson se nuk e sheh se çfarë presioni mund të ketë BE-ja aktualisht ndaj Kosovës apo Serbisë.

“Nuk jam i sigurt se do të ketë sanksione. Nuk ka një gjë të tillë kundër Dodikut, pse do të ketë kundër Vuçiqit? Aq më tepër që tani mendojnë se fajin e ka Kurti për mungesën e rezultateve. Nuk jam i sigurt se do të ketë ndonjë rezultat, as në kuptimin pozitiv e as në atë negativ. Thjesht po humbim kohë”, thotë Martens.

Gazetari thekson se nuk e sheh se çfarë do të ishin shpërblimet për Beogradin dhe Prishtinën nëse arrijnë një marrëveshje, por se do të ishte mirë nëse do të kishte një lloj shpërblimi.

“Nëse do që një politikan të bëjë një kompromis, duhet t’i japësh diçka. Dhe unë nuk e shoh këtë, ata erdhën në Prishtinë dhe në Beograd duarthatë. As Vuçiq dhe as Kurti nuk do t’u thonë hapur – ju nuk keni asgjë dhe unë nuk do të pajtohem me idenë tuaj, sepse kjo nuk do të ishte shumë e mençur”, përfundoi Martens.

Gjithashtu lexoni:

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së

Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro

Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve

Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, PDK-ja s’ka vija të kuqe

Cakolli: Me votat e diasporës, VV-ja mund të shkojë në rreth 46%, PDK-ja në 21-22%, LDK-ja deri në 19%, AAK-ja nën 6%

Kosova News 24/01/2023 24/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
78%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
29 °C
Thu
27 °C
Fri
19 °C
Sat
19 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së
22:59 -08/06/2026
Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë
21:55 -08/06/2026
Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro
21:53 -08/06/2026
Rama për Reuters: Shqipëria do të vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz, pavarësisht protestave
20:55 -08/06/2026
Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve
20:12 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?