KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gazetari afgan i strehuar në Kosovë: Çdo media në Afganistan e ka një përfaqësues taliban që e kontrollon
Politikë

Gazetari afgan i strehuar në Kosovë: Çdo media në Afganistan e ka një përfaqësues taliban që e kontrollon

Kosova News
Kosova News 11:48 -31/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gazetari afgan i strehuar në Kosovë, Ahmad Shaker, tha se Afganistanin e kanë lënë në gjendje të mjerueshme “sidomos për gazetarët”.

“Mediat nuk janë të lira dhe secila ka e ka një përfaqësues taliban që e kontrollon. Rreth 60 për qind janë detyruar të mbyllen dhe gazetarët ta lëshojnë Afganstanin”, tha ai gjatë një konference për media në Prishtinë.

Më 30 janar, në Kosovë janë strehuar katër gazetarët e parë afganë, një muaj pasi Qeveria e Kosovës miratoi vendimin për t’iu ofruar strehim atyre.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) njoftoi dje për arritjen e tyre në Prishtinë, strehimi i të cilëve bëhet në kuadër të programit “Gazetarët në Rezidencë – Kosovë”.

Shakar tha se pas dy dekadash liri të mediave në vendin e tij, me ardhjen në pushtet të talibanëve në verën e vitit 2021, siguria për gazetarët “ka marrë fund” dhe shumica e kanë lëshuar vendin.

“Një pjesë kanë arritur të ikin në vendet perëndimore, por një pjesë kanë shkuar në Iran, Pakistan dhe vendet përreth dhe po jetojnë në kushte të pavolitshme”, tha ai.

Në konferencën për media, e cila u mbajt në zyre të AGK-së, morën pjesë edhe tre kolegët e tij gazetarë të strehuar në Kosovë.

Gazetarja Amina Omid – kryeredaktore e një gazete në Afganistan – tha se është e “zakonshme të kërcënohen gazetarët që kanë shkruar kundër talibanëve”.

Por, ajo tha se si kryeredaktore ka qenë e kërcënuar dy herë më shumë dhe tregoi historinë e saj se si një muaj pas ardhjes në pushtet të talibanëve, ata shkuan në zyrën e saj, mbyllën gazetën, dhe tani e ajo zyre është shndërruar në stacion policie.

Omid tha se është e shqetësuar për dy shoqet e saj – njëra në Kabul dhe tjetra në Bangladesh.

Gazetari Raifullah Nikzad tha se është i lumtur që është në Kosovë, por i shqetësuar që familja e tij ka mbetur në Kabul.

Më 28 dhjetor të vitit 2022, Qeveria e Kosovës miratoi buxhetin prej 30 mijë eurosh për strehimin e gazetarëve afganë. Ekzekutivi tha se Kosova do të pranojë pesë gazetarë nga Afganistani dhe ata do të mund të qëndrojnë në shtet për dy vjet.

Në Kosovë strehohen edhe katër gazetarë afganë

Qeveria kosovare tha se do të ndajë edhe mjete shtesë për t’iu ofruar strehim, pagë mujore, sigurim shëndetësor dhe kushte të tjera gazetarëve afganë, derisa të krijohen kushtet që ata të kthehen në shtëpitë e tyre.

Pasi në gusht të vitit 2021, talibanët rimorën pushtetin, Kosova pranoi kërkesën e Shteteve të Bashkuara për strehimin e refugjatëve afganë, që ishin të rrezikuar nga talibanët. Kosova ka strehuar përkohësisht rreth 2 mijë refugjatë afganë.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu: Kosova është e gatshme ta mbështesë Francën në shuarjen e zjarreve

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kosova News 31/01/2023 31/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri
17:47 -26/07/2026
Shiu zbulon cilësinë e punimeve, fusha e re sportive në Emshir të Prishtinës kthehet në “lumë”
17:28 -26/07/2026
Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë
17:11 -26/07/2026
Haxhiu: Kosova është e gatshme ta mbështesë Francën në shuarjen e zjarreve
17:06 -26/07/2026
Kurti: Sakrifica dhe vetëmohimi i Enver Zymerit duhet të shërbejnë si shembull për të gjithë zyrtarët shtetërorë
17:02 -26/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?