KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Marca me shkrim të jashtëzakonshëm: Zvicra, Serbia dhe Kosova luajtën ndeshjen më të mirë në Botëror
Sport

Marca me shkrim të jashtëzakonshëm: Zvicra, Serbia dhe Kosova luajtën ndeshjen më të mirë në Botëror

Kosova News
Kosova News 14:33 -03/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Marca është gazeta më e madhe sportive spanjolle dhe ndër më të mëdhatë në botë.

E përditshmja madrilene ka publikuar një artikull special për ndeshjen Zvicër – Serbi, por duke e përfshirë në artikullin e tyre edhe Kosovën.

“Ishte ndeshje e dy ekipeve përfaqësuese, por në të cilën luajtën tri. Rivaliteti mes Zvicrës dhe Serbisë që një kohë të gjatë ka përfshirë edhe Kosovën”, kështu fillon shkrimin gazeta e madhe spanjolle Marca.

Ka qenë një ndeshje spektakolare ku Zvicra arriti të fitonte me rezultat 3-2, në një duel ku Xherdan Shaqiri realizoi gol, derisa Granit Xhaka bëri njërën nga paraqitjet e tij më të mira në karrierë, duke fituar edhe çmimin si lojtari i ndeshjes.

Tutje gazeta spanjolle e ka cilësuar duelin Zvicër-Serbi-Kosovë si më të mirin e këtij edicioni deri më tani në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

“Ndeshje e çmendur! Ishte një ndeshje ndërmjet dy rivalëve por në fakt luajtën tre, sepse rivaliteti midis Zvicrës dhe Serbisë ka përfshirë prej kohësh Kosovën”.

Mediumi spanjoll e pranon se Serbia e ka humbur Kosovën, edhe pse Spanja vazhdon ta mos e njoh pavarësinë e vendit tonë.

“Serbia e humbi Kosovën, Shaqiri dhe Xhaka i hedhin çdo herë kripë në plagë kundërshtarëve. Serbia nuk heq dorë nga Kosova, por që të gjithë e dinë që tashmë e kanë humbur”, shkruan Marca.

Më tej Marca ka raportuar se më shumë se përballje serbo-zvicerane ka qenë një përballje shqiptaro-serbe.

“E gjithë kjo situatë na bëri të kemi një spektakël fantastik në këtë ndeshje, një nga ndeshjet më të mira të këtij botërori. Ne i shikojmë të gjitha që ndodhën në fushë, por në këtë ndeshje ne pamë rastin e serbëve dhe shqiptarëve”.

“Kjo duket se nuk do të shërohet gjatë, mllefi ndaj njëri tjetrit është shumë i madh. Shaqiri kur shënoi shkoi para tifozëve serbë dhe i heshti ata, derisa Xhaka gjatë gjithë kohës ishte në shënjestër të serbëve”, ka shkruar ndër të tjera Marca.

Zvicra për herë të dytë radhazi e eliminon Serbinë nga grupet e Kupës së Botës, pasi hera e parë ishte katër vite më parë në Rusi.

Në 1/8 e finlaes së Kampionatit Botëror, Zvicra do të përballet me Portugalinë

Gjithashtu lexoni:

Shkupi e thyen heshtjen dhe prezanton përforcimin e parë

Bayern Munichu mposhtet nga Benfica – por kalon tutje

Toni Kroos po kthehet te Real Madridi

Rubin Kazani e bën milioner Mirlind Dakun me kontratën e re që ia ka ofruar

Chelsea po e mbyll transferimin e Gittens

TAGGED: Granit Xhaka, Katar 2022, Marca, Përfaqësuesja e Serbisë, Përfaqësuesja e Zvicrës, Shqiptarët nëpër botë, Xherdan Shaqiri
Kosova News 03/12/2022 03/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
few clouds
33° _ 31°
29%
2 km/h
Wed
36 °C
Thu
38 °C
Fri
32 °C
Sat
31 °C

Lajmet e Fundit

Irani miraton projektligjin për të pezulluar marrëdhëniet me mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së
00:37 -25/06/2025
Erdoğan dhe Trump diskutojnë në Hagë për çështjet rajonale dhe globale
00:32 -25/06/2025
Ambasadorja e ShBA-së në OKB: Sulmet amerikane e kanë dëmtuar aftësinë e Iranit për të zhvilluar një armë bërthamore
00:28 -25/06/2025
Udhëheqësit e NATO-s diskutojnë për Iranin gjatë samitit të Holandës
00:21 -25/06/2025
74 vjeçari nga Prizreni gjendet i vdekur në shtëpinë e tij, policia nis hetimet
00:19 -25/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?