KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Gashani: Kosova do të shkëlqejë më organizimin e Lojërave Mesdhetare
Sport

​Gashani: Kosova do të shkëlqejë më organizimin e Lojërave Mesdhetare

Kosova News
Kosova News 14:39 -01/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ka folur për sfidat aktuale në përgatitjet për Lojërat Mesdhetare dhe angazhimin institucional për organizimin e tyre, duke theksuar se pavarësisht faktorëve të jashtëm, puna do të vazhdojë me intensitet të plotë.

Duke folur për ndikimin e faktorëve globalë dhe proceset ligjore, Gashani theksoi se nuk mund të parashikohet saktë dinamika e zhvillimeve për shkak të krizave ndërkombëtare, por kjo nuk do të jetë pengesë për ecjen përpara. Ai nënvizon se tashmë është trasuar rruga për organizimin e Lojërave Mesdhetare dhe se ligji përkatës është gati për procedim urgjent në qeveri.

Ministri sqaron se dokumenti është rikthyer për çështje teknike, por institucionet kanë qenë pranë finalizimit dhe shumë shpejt pritet të procedohet, duke krijuar një bazë të rëndësishme për hapat e mëtejmë, përfshirë edhe themelimin e strukturave përkatëse.

Gashani: Ligjin për Lojërat Mesdhetare e kemi gati dhe do ta procedojmë shumë shpejt

“Nuk e di sa duhet të rritet, sepse disa prej çështjeve që nuk varen nga ne është çështja se krizat botërore, që e rrisin inflacionin mirëpo nuk do të merremi shumë me këto sepse çdo marrje është një vonesë, e do të ecim përpara. Tashmë po trasojmë rrugën. Ligjin për Lojërat Mesdhetare e kemi gati dhe do ta procedojmë shumë shpejt e urgjent edhe në qeveri… Jo është kthyer është liruar, kështu që veç për shkaqe rurale, sepse për ndryshe edhe sot kemi menduar se do të jemi në gjendje ta dërgojmë në mbledhjen e qeverise së pari, kështu që jemi afër aty, ai do të trason një rrugë e formojnë një kornizë pastaj edhe për disa hapa tjerë për themelim të komunitetit”, theksoi ai për KosovaPress.

Tutje, ai flet për përkushtimin institucional dhe bashkëpunimin e gjerë që kërkon një organizim i tillë, duke u shprehur i bindur se do të jepet maksimumi nga të gjitha nivelet. Gashani thekson se në këtë proces do të përfshihen jo vetëm Ministria e Rinisë dhe Sportit, por e gjithë qeveria, duke përfshirë kryeministrin, ministritë kyçe si financat, punët e brendshme, shëndetësinë, si dhe pushtetin lokal.

Sipas tij, një rol të rëndësishëm do ta kenë edhe Komiteti Olimpik dhe Komuna e Prishtinës, së bashku me komunat e tjera organizatore, për të cilat ai thotë se tashmë ka parë gatishmëri të plotë për bashkëpunim. Në fund, ministri nënvizon se qëllimi kryesor mbetet që Kosova të shkëlqejë përmes këtij eventi, pavarësisht meritave individuale apo politike.

Gashani: Kosova do të shkëlqejë më organizimin e Lojërave Mesdhetare

“Unë jam super i bindur, pse jam super i bindur sepse do ta japim maksimumin jo vetëm unë nga Ministria e Sportit dhe e Rinisë por edhe qeveria komplet sepse aty jemi të gjithë, nga kryeministrit e ministrit e linjës duhet të marrin pjesë financat e brendshme, shëndetësia, pushteti lokal, infrastruktura, gjithë do të jemi së bashku e kështu që gjithë do të jemi dhe do të japim maksimumin, por maksimumin do ta jap edhe Komuniteti Olimpik e Komuna e Prishtinës edhe komunat që organizojnë event, kështu që unë tashmë shumicën absolute të tyre i kam kërkuar dhe e kam parë gatishmërinë e tyre që të punojmë së bashku, për tu kthyer në një pjesë të pyetjes tënde unë i trajtojë eventet të tilla, që ta bëjmë eventin që Kosova të shkëlqejë edhe nëse nuk më mbetet merita mua, si pjesëtarë i një partie apo edhe i koalicionit absolutisht nuk ka problem, vetëm Kosova të shkëlqejë”, ka bërë të ditur Gashani.

Lojërat Mesdhetare janë një ngjarje e madhe shumë-sportive që organizohet çdo katër vjet dhe mbledh shtetet që kanë dalje në Detin Mesdhe. Ato u themeluan në vitin 1951 me qëllim forcimin e bashkëpunimit, miqësisë dhe konkurrencës sportive mes vendeve pjesëmarrëse.

Në këtë event marrin pjesë sportistë nga tri kontinente – Evropa, Azia dhe Afrika – duke garuar në dhjetëra disiplina sportive. Lojërat konsiderohen si një platformë e rëndësishme për promovimin e sportit, zhvillimin e infrastrukturës dhe rritjen e imazhit ndërkombëtar të vendeve organizatore.

Gjithashtu lexoni:

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës

Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje

Spanja eliminon Portugalinë, Ronaldo largohet me lot në sy

UEFA kritikon ashpër FIFA-n lidhur me vendimin për Balogunin

FBI: Kemi sekuestruar mbi 600 dronë që fluturonin mbi stadiumet ku zhvilloheshin ndeshjet e Kupës së Botës

Kosova News 01/04/2026 01/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Agon Bytyqit i vazhdohet mandati si zv/drejtor i AKI-së
15:12 -08/07/2026
Dëmtimi i kompleksit memorial në Podujevë, reagon ashpër ministri Hoti
14:48 -08/07/2026
Policia mbyll 19 lokale gjatë aksionit kundër trafikimit me njerëz, arrestohen 15 persona
14:12 -08/07/2026
​16 subjekte politike nuk arritën të merrnin as nga 1 për qind të votave më 7 qershor
13:53 -08/07/2026
Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha
13:30 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?