Tashmë paneli për përzgjedhjen e kandidatëve për pozitën e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), ka përcaktuar listën e ngushtë të kandidatëve për ta dërguar në Kuvendin e Kosovës.
Mbështetur në Ligjin nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe në kriteret e përcaktuara në konkursin për plotësimin e pozitës së Guvernatorit/es të Bankës Qendrore të Kosovës.
Sipas njoftimit të BQK-së, Ahmet Ismaili, Lulzim Ismajli, Nexhat Kryeziu dhe Shkëndije Himaj janë ata që do ta pretendojnë pozitën e guvernatorit.
Tutje në njoftim thuhet se pas përfundimit të veprimeve procedurale të parapara me aktet juridike në fuqi lidhur me kandidatët e cekur më lartë, propozimi (lista e kandidatëve) do të procedohet sipas Ligjit nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.


