Instituti GAP ka publikuar një raport për ndikimin e inflacionit në kontrollin e çmimeve të produkteve, ndërsa ka bërë disa rekomandime për Qeverinë se si të luftohet ndikimi i inflacionit.
Sipas Institutit GAP është shumë me rëndësi që Qeveria, krahas masave aktuale që ka marrë, duhet ta miratojë edhe pagën e re minimale.
“Miratimi i pagës së re minimale do të ndikonte te rreth 106 mijë punonjës të sektorit privat. Po ashtu Qeveria e Kosovës duhet: të hartojë e zbatojë politika të qëndrueshme për rritje të prodhimit vendor në mënyrë që të ulet varësia nga importi, të marrë vendime për kursimin e energjisë elektrike edhe në sektorin privat dhe në vazhdimësi të ndajë mjete për iniciativat që mbështesin rritjen e efiçiencës në konsum të energjisë nëpër shtëpi; të konsiderojë lirimin nga obligimet tatimore për gazin e peletin, çmimet e të cilave parashihet të kontrollohen përmes ligjit të ri, si dhe të miratojë dhe fillojë së zbatuari Strategjinë e re të energjisë 2022-2031”, thuhet në rekomandimet e GAP.\
Lexo më shumë në linkun:
https://www.institutigap.org/documents/47968_kontrolli_cmimeve.pdf
Kujtojmë se me propozim të Qeverisë së Kosovës në muajin qershor të këtij viti Kuvendi i Kosovës ka votuar në parim projektligjin, i cili hap rrugë për rritjen e pagës minimale.
Projektligji i miratuar parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto, nga 130-170 sa është aktualisht.
Pas miratimit në parim të projektligjit, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, pati thënë se projektligji do t’u ndihmojë më shumë se 100 mijë punëtorëve, të cilët paguhen më pak se 264 euro.
Duhetb theksuar se deri me rritjen e sivjetme vlera e pagës minimale në Kosovë nuk ka ndryshuar nga viti 2011.


