KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gallapeni pas paraqitjes së jashtëzakonshme ndaj Suedisë: Të vazhdojmë njëjtë për ta realizuar ëndrrën
Sport

Gallapeni pas paraqitjes së jashtëzakonshme ndaj Suedisë: Të vazhdojmë njëjtë për ta realizuar ëndrrën

Kosova News
Kosova News 11:23 -15/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kombëtarja e Kosovës duhet të vazhdojë të luftojë si ndaj Suedisë për të ëndërruar kualifikimin në Kampionatin Botëror 2026, kështu së paku është shprehur mbrojtësi Dion Gallapeni në një intervistë për Telegrafin.

Gallapeni padyshim fitoi zemrat e të gjithë tifozëve me paraqitjen e jashtëzakonshme që dhuroi në triumfin historik 2:0 kundër Suedisë në “Fadil Vokrri”.

Mbrojtësi i krahut të djathtë ishte i hatashëm nga fillimi, ndërsa edhe asistoi te goli i Elvis Rexhbecajt, ku me plot meritë pastaj e fitoi edhe çmimin “Lojtari i ndeshjes”.

Në një intervistë të gjatë për Telegrafin, Gallapeni fillimisht komentoi ambientimin te skuadra polake Widzew Lodz, ku ndër të tjera falënderoi edhe mesfushorin shqiptar Julian Shehu që i ka ndihmuar të ambientohet nga dita e parë.

“Më kanë pritur shumë mirë, si klubi ashtu edhe tifozët. Klubi i Widzew është një emër i madh në Poloni dhe për mua është privilegj të jem pjesë e këtij ekipi. Sinqerisht, nuk e kisha menduar që do të ndodhte kaq shpejt, por kam punuar shumë dhe ky besoj që është shpërblimi”.

“Julin e kam pasur shumë afër dhe më ka ndihmuar shumë që nga dita e parë. Juli është super futbollist, super djalë dhe tepër i afërt për mua. Ambientimi është më i lehtë kur ke bashkëkombas pranë si Juli po ashtu edhe Lindoni. Gjithashtu edhe me futbollistët e tjerë kam marrëdhënie shumë shumë të mira”.

I pyetur për kombëtaren e Kosovës, Gallapeni theksoi se gjithnjë e ka pasur ëndërr fanellën “Dardane”.

“Është një ëndërr që çdo lojtar e ka. E kisha synim, por nuk e prisja që do të ndodhte kaq shpejt. Jam shumë krenar që po vesh fanellën e Kombëtares A dhe kjo më motivon të punoj edhe më shumë. Kam besuar që nga dita e parë që me punë, vullnet e dëshirë arrihet gjithçka dhe ja ka vlejt besimi”.

Paraqitja ndaj Suedisë ishte më e mira deri më tani e ish yllit të Prishtinës për Kosovën, ndërsa ai nuk harroi t’i falënderonte tifozët për kujtimet që do të mbesin të paharrueshme.

“Ishte një emocion i madh për mua të paraqitesha në një ndeshje të këtij niveli. Të luash titullar për Kosovën, sidomos në një ndeshje të tillë dhe para tifozëve tanë në Prishtinë, është diçka e veçantë. Ndihem me fat që përjetova një moment të tillë. Stadiumi i Prishtinës më jep ndjesi të jashtëzakonshme pasi kam kaluar vite të paharruara aty dhe kam kujtime të mira”.

Gallapeni në fund nënvizoi se Kosova duhet të vazhdojë me këtë ritëm për t’i rritur gjasat për një kualifikim të mundshëm në Kampionatin Botëror 2026.

“Sigurisht që po. Një fitore e tillë të jep besim dhe na ka treguar se mund të përballemi me çdo kundërshtar. Tani duhet të jemi të fokusuar te ndeshja e ardhshme dhe të japim maksimumin për të marrë rezultat pozitiv”.

“Grupi që kemi na jep besim se mund të arrihet gjithçka nëse jemi të bashkuar. Kemi gjithçka që na duhet për të besuar se në ndeshjen e ardhshme do të kemi suksesin e njëjtë sikur me Suedinë dhe do të rrisim gjasat ndjeshëm për ëndrrën e madhe që është kualifikimi, kur kësaj i shtojmë edhe përkrahjen e jashtëzakonshme nga tifozët gjithçka do të jetë më e lehtë”, shtoi Gallapeni.

Kujtojmë, Kosova me tre pikë të mbledhura renditet e dyta pas Zvicrës. “Dardanët” muajin e ardhshëm e presin Slloveninë në “Fadil Vokrri”, e tre ditë më vonë udhëtojnë për në Suedi./Telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

Francë – Marok, formacionet zyrtare

Franca dhe Maroku përballen në çerekfinalen e Botërorit 2026

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës

Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje

Kosova News 15/09/2025 15/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Vjedhen pajisje ndërtimore për tri ditë rresht në Vushtrri
10:39 -10/07/2026
Rriten çmimet e derivateve
10:23 -10/07/2026
Një person në Ferizaj sulmon me thikë dy qytetarë
10:07 -10/07/2026
Policia bastis tri lokacione në Mitrovicë, sekuestron armë dhe ndalon një të dyshuar për kontrabandim me migrantë
09:50 -10/07/2026
Bedri Hamza para takimit me Kurtin: Interesi i vendit mbi interesat partiake
09:46 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?