KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Futbollist i Premierligës kërcënohet me armë në Londër, arrestohet një agjent i njohur
Sport

Futbollist i Premierligës kërcënohet me armë në Londër, arrestohet një agjent i njohur

Kosova News
Kosova News 10:51 -03/11/2025
Shpërndaje
SHEFFIELD, ENGLAND - MAY 04: A general view of the Premier League match ball during the Premier League match between Sheffield United and Nottingham Forest at Bramall Lane on May 04, 2024 in Sheffield, England. (Photo by George Wood/Getty Images) (Photo by George Wood/Getty Images)
Shpërndaje

Një futbollist i Premier League është kërcënuar me armë zjarri në një rrugë të Londrës gjatë orëve të vona të natës, në një ngjarje tronditëse që ka shkaktuar bujë të madhe në botën e futbollit anglez.

Lojtari, vlera e të cilit në merkato vlerësohet rreth 60 milionë paundë dhe është në të 20-at e tij, po ecte me një mik në një nga rrugët e frekuentuara të kryeqytetit, kur u përball me kërcënimin. Ngjarja ndodhi më 6 shtator, në orën 23:14, dhe policia u njoftua menjëherë.

Autoritetet arrestuan një agjent futbolli 31-vjeçar, i cili përfaqëson edhe futbollistë të kombëtares së Anglisë, nën dyshimin se ia drejtoi armën me qëllim frikësimin e futbollistit. Ai dyshohet gjithashtu për tentativë shantazhi dhe kërcënime ndaj mikut të lojtarit.

Agjenti u arrestua në shtëpinë e tij luksoze në Hertfordshire, me vlerë rreth 2 milionë paundë, dy ditë pas incidentit dhe u la i lirë me kusht më 9 shtator, duke iu ndaluar të kontaktonte futbollistin apo të afrohej te qendra stërvitore e klubit të tij. Ai nuk është akuzuar ende zyrtarisht dhe është në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Një burim pranë çështjes tha për mediet angleze:

“Ka qenë një ngjarje tejet e frikshme. Lojtari ishte thellësisht i tronditur, pasi kërcënimi me armë është diçka që të lë gjurmë. Ai e raportoi menjëherë dhe klubi po i jep mbështetje maksimale.”

Hetimet e policisë së Metropolit po vazhdojnë, ndërsa agjentit i është kërkuar të dorëzojë pasaportën pas udhëtimeve të autorizuara dhe të paraplanifikuara jashtë vendit. Ai duhet ta rikthejë atë te policia në momentin e kthimit në Britani muajin e ardhshëm.

Lojtari dhe miku i tij fatmirësisht kanë shpëtuar pa lëndime, por incidenti ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë dhe presionet e larta që rrethojnë botën e futbollit profesionist në Angli.

Gjithashtu lexoni:

Francë – Marok, formacionet zyrtare

Franca dhe Maroku përballen në çerekfinalen e Botërorit 2026

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës

Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje

Kosova News 03/11/2025 03/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe, vlerë evropiane
19:56 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?