Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Tyson Fury, po mendon rikthimin në ring edhe pse në janar lajmëroi largimin përfundimtar nga bota e këtij sporti.
Në ditët e fundit britaniku ka publikuar një video ku shikohet në shoqëri të ish-trajnerit të tij dhe ku tregon qartë dëshirën që ka për tu ndeshur me kampionin e botës në fuqi Aleksandër Usyk, i cili e ka mposhtur plot dy herë.
Sipas stafit të tij të afërt, Fury ka ndryshuar mendje dhe do që të përgatitet për rikthimin e madh në momentin kur rivali i tij Usyk lajmëroi se do të ndeshet me Daniel Dubois më 19 qershor në “Wembley“ ku pritet që të jenë të pranishëm rreth 100 mijë spektatorë.