KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Furnizimi me energji elektrike në vështirësi, KESCO sqaron situatën
Ekonomi

Furnizimi me energji elektrike në vështirësi, KESCO sqaron situatën

Kosova News
Kosova News 10:58 -14/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

KESCO njofton konsumatorët se gjatë ditëve të fundit sistemi elektroenergjetik është duke u përballur me një situatë të jashtëzakonshme, si pasojë e rritjes së ndjeshme të konsumit të energjisë elektrike, e cila aktualisht nuk mund të mbulohet plotësisht nga prodhimi vendor.

Në njoftim, për shkak të kësaj rritjeje, KESCO është e detyruar të sigurojë rreth 50% të energjisë elektrike përmes importit, në kushte shumë të vështira të tregut rajonal dhe ndërkombëtar.

“Aktualisht, kapacitetet ndërkufitare janë të kufizuara dhe kjo po krijon presion të madh në sigurimin e sasive të nevojshme. Furnizuesi ka vepruar dhe vazhdon të veprojë me përgjegjësi të plotë, duke ndërmarrë të gjitha përpjekjet e nevojshme për mbulimin e nominimeve të energjisë elektrike, si përmes kontratave bilaterale, ashtu edhe përmes tregtimit një ditë para dhe ofertave brenda-ditore”, thuhet në njoftim.

Në njoftim. thuhet se për shkak të realitetit aktual të tregut dhe kufizimeve ndërkufitare, ku kufiri Kosovë–Serbi nuk është funksional në aspektin komercial, ndërsa kufijtë me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut kanë kapacitete të kufizuara që nuk mjaftojnë për të mbuluar të gjithë kërkesën e vendit, sigurimi i energjisë elektrike sipas nevojës reale mbetet i vështirë.

“Gjithashtu, duhet theksuar se tregu ALPEX, për shkak të likuiditetit të kufizuar në këto ditë me kërkesë të lartë, nuk ka ofruar sasi të mjaftueshme të energjisë elektrike, duke e bërë të pamundur mbulimin e plotë të nevojave vetëm përmes këtij mekanizmi tregtar. Në këtë kontekst, KESCO ndien obligim të informojë me transparencë konsumatorët për situatën reale dhe arsyet objektive që kanë çuar në aplikimin e kufizimeve me energji elektrike sipas nevojës, me qëllim të ruajtjes së sigurisë dhe stabilitetit elektroenergjetik”, thuhet në njoftm.

KESCO mbetet e përkushtuar që, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, të bëjë çdo përpjekje për sigurimin e energjisë elektrike dhe për minimizimin e ndikimit te konsumatorët, duke i falënderuar ata për mirëkuptimin në këto rrethana të jashtëzakonshme. 
Jo-balanca të mëdha në sistem, KOSTT paralajmëron reduktime

Kosova po përballet me vështirësi në furnizimin me energji elektrike. Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme do të ketë reduktime të rrymës në disa zona të vendit, për shkak të rrezikut për stabilitetin e sistemit elektroenergjetik.

KOSTT informon se për shkak të nominimeve të pamjaftueshme të energjisë elektrike nga KESCO për mbulimin e nevojave të konsumit, Zona e Kontrollit të KOSTT-it po përballet me jo-balanca të mëdha dhe të vazhdueshme, që në disa orë tejkalojnë 200 MW.
KOSTT njofton se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për stabilizimin e sistemit, përfshirë aktivizimin e shërbimeve ndihmëse dhe organizimin e ankandeve brendaditore për balancimin e energjisë. Megjithatë, diferenca e madhe ndërmjet nominimeve dhe konsumit real ka bërë që këto masa të mos jenë të mjaftueshme për të eliminuar jo-balancat.

Këto devijime rrisin rrezikun për stabilitetin e sistemit dhe ndikojnë negativisht në rrjetin interkonektiv evropian, duke rrezikuar edhe Marrëveshjen e Kyçjes me ENTSO-E dhe duke sjellë mundësinë e masave ndëshkuese.

Për të garantuar funksionimin e sigurt të sistemit elektroenergjetik, KOSTT do të aplikojë kufizime të ngarkesës sipas nevojës, në përputhje me përgjegjësitë ligjore dhe operative.

KOSTT garanton se sapo situata të përmirësohet dhe balancimi të stabilizohet, do të ndërmarrë menjëherë veprimet për rikthimin e funksionimit normal të sistemit.

Gjithashtu lexoni:

Publikohen çmimet e derivateve, nafta 1.54€, benzina 1.41€

Publikohen çmimet, nafta 1.54 €, benzina 1.41 €

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për subvencionet 2026, rritet mbështetja për fermerët

Nis ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër, Kurti: Sa më shumë ura, aq më e fortë lidhja

Kosova News 14/01/2026 14/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
78%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
29 °C
Thu
27 °C
Fri
19 °C
Sat
19 °C

Lajmet e Fundit

Hargreaves nga QKN: Partitë të bëhen bashkë për të formuar institucionet
13:08 -09/06/2026
Radoniqi: S’mund të japë datë të saktë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
12:59 -09/06/2026
​Palatova: Kosova të funksionalizoj institucionet dhe të përfitoj nga 880 milionë eurot
12:19 -09/06/2026
Prishtina bëhet qendër botërore e debatit për Gjykatën Speciale, emra të mëdhenj nga Geoffrey Nice te Tim Judah zbarkojnë në Kosovë
11:55 -09/06/2026
Therje me thikë në Gjilan, arrestohen dy persona
11:31 -09/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?