Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se në vendin tonë do të mbajë mot i ftohtë, ku temperaturat minimale për ditën e sotme do të jenë -8 gradë Celsius.
IHK gjithashtu ka bërë të ditur se kjo parashihet të jetë java më e ftohtë deri më tani e dimrit.
“Gjatë gjithë javës do të ketë ngrica, prandaj pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes të shtuar. Gjithashtu apel edhe tregtarëve të cilët merren me importimin dhe shitjen e pemëve dhe perimeve që produktet e tyre t’i ruajnë në vende të përshtatshme, pasi që pothuaj e gjithë java do të jetë me ngrica, si pasojë e temperaturave të ulëta”, thuhet në njoftimin e IHK-së.



