Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot pret në takim liderët e partive politike opozitare në vend, por jo të gjithë do të marrin pjesë.
Ftesa e Kurtit për takim me partitë opozitare që është paraparë të mbahet sot në orën 12:00 dhe vjen pas intensifikimit të takimeve me ndërkombëtarët lidhur me procesin e dialogut.
Javën e kaluar për vizitë në vend ishte i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ndërkaq gjatë kësaj jave ishte edhe i dërguari i ShBA-së, Gabriel Escobar.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka pranuar ftesën e kryeministrit, Albin Kurti për t’u takuar të premten.
Pjesëmarrja në takim është konfirmuar edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Kurti në takim ka ftuar edhe liderët tjerë opozitarë.
Por nga Partia Demokratike e Kosovës dhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga kryeministri Kurti.


