Sipas sondazheve të publikuara nga Qendra për Perceptime në Hulumtime të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është organizata me nivelin më të lartë të besueshmërisë nga ana e qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Këtë e ka thënë vetë ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, i cili i është referuar këtij sondazhi, ndërsa pohoi se ngritje të besimit për FSK-në është shënuar edhe vitin e fundit.
“Ky hulumtim vë në pah se 73% e shtetasve tanë besojnë në institucionin e sigurisë, që shënon një rritje prej 7% në raport me sondazhet e vitit 2021. Pra, Forca e Sigurisë së Kosovës perceptohet edhe nga ana e qytetarëve si organizatë që përmbush në plotni mision e saj kushtetues në garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjen territoriale”, ka shkruar ministri Mehaj.


