KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » FSK-ja merr mbështetje në rrugën drejt anëtarësimit në NATO
Siguri

FSK-ja merr mbështetje në rrugën drejt anëtarësimit në NATO

Kosova News
Kosova News 13:37 -02/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

 Forca e Sigurisë e Kosovës do të ketë gjithmonë mbështetjen e miqve ndërkombëtarë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO, si dhe ofrimin e sigurisë e stabilitetit në vend.

Kështu u tha në konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK -ja dhe partnerët 2024”, në të cilën u lavdërua arritja e FSK-së ndër vite.

“Gjatë këtij rrugëtimit të ndërlikuar, asnjëherë nuk kemi qenë të vetëm, partnerët tanë ndërkombëtarë kanë luajtur një rol thelbësor në formësimin, modernizimin dhe fuqizimin e kapaciteteve tona, për këtë falënderimet tona shkojnë jo vetëm për ndihëm materiale, po  edhe për përkushtimin e treguar për stabilitet në rajon. FSK-ja qëndron e fortë dhe e gatshme për të përmbushur misionin si garantues për paqe ndërkombëtare”, tha Shemsi Syla, zëvendësministër i Mbrojtjes.

Ndërsa, komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari tha se mbështetja e miqve është thelbësore për zhvillimin e forcave, e cila është shndërruar në storje suksesi.

“Unë si komandant vazhdimisht jam koordinuar me partnerët tonë që të shtyjmë përpara projektet tona të mëdha pasi që kjo është thelbësore për udhëtimin tonë përpara. Kam theksuar vazhdimisht që ne trajnohemi, stërvitemi, bashkëzbarkojmë vetëm me shtetet e NATO-s dhe kjo është tregues i seriozitetit tonë për fokusin tonë strategjik për anëtarësim në aleancën më të rëndësishme aleate në botë”, tha Jashari.

Ndërkaq, Christian Nawrat, gjeneral i zyrës ndërlidhëse dhe këshilluese të NATO-s në Kosovë tha se NATO mbetet plotësisht e përkushtuar për të luajtur rolin e saj në mbështetjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë, mbarë rajonin, veçanërisht në sfondin e tensioneve për të cilat të gjithë jemi të vetëdijshëm.

“NALT-ja është një nga shtyllat e NATO-s për këtë mbështetje siç udhëzohet nga Këshilli i Atlantikut të Veriut, puna jonë ndihmon strukturën civile që mbikëqyr FSK në zhvillimin e politikave të nevojshme”, tha ai.

Edhe ambasadorët përsëritën mbështetjen ndaj FSK-së në të gjitha fushat.

“Përkushtimi ynë në Kosovë mbetet i fuqishëm edhe sot duke pas parasysh që trupat italiane përfaqësojnë kontingjentin më të madh në Kosovë me mbi 1600 trupa në misionin e KFOR-it me ekspert të ofrojnë praktikat më të mira që ndihmojnë për të zgjeruara kapacitetet e Kosovës”, tha Antonello De Riu, ambasador i Italisë në Kosovë.

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili tha se Turqia mendon se mbajtja e sigurisë në Kosovë është kritike në mënyrë që të mbahet stabiliteti brenda për brenda regjionit.

“NATO-ja  përmes KFOR-i dhe përmes bashkëpunimit bilateral kontribuojnë në mënyrë të rëndësishme për një ambient shumë të sigurt dhe Turqia ka kënaqësinë që të ofrojë mbështetje përmes komandantit të KFOR-it”, tha ambasadori turk.

Jonathan Hargreaves, ambasador i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë tha se vendi i tij është shumë i lumtur dhe i kënaqur me progresin e FSK-së, për të siguruar që FSK-ja është profesionale, gjithëpërfshirëse dhe llogaridhënëse.

“Jemi shumë të kënaqur me rolin tonë këtu, është shumë e rëndësishme për stabilitetin rajonal dhe jemi shumë të kënaqur që mund të vazhdojmë me kontributin tonë në punën e NALT-së dhe në ministri të Mbrojtjes”, tha Hargreaves.

Në konferencën e cila mbahet në tetor të çdo viti, para të pranishmëve u prezantua puna e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende

Basha: Nuk bëhet fjalë për “heqje dheu” – Rama po manipulon, por nga mashtruesit dhe manipuluesit nuk pritet më shumë

Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës

Njësia Rajonale në Gjakovë shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit dhe konfiskon 44 patentë shoferë

Vazhdon puna në QNR, KQZ: U numëruan 102 nga 223 kuti votimi përmes postës

Kosova News 02/10/2024 02/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?