Një qytetar nga Kaçaniku, ka haur në një bombë të pa shpërthyer në pjesën malore derisa ishte duke lëvizur. Ai menjëherë ka njoftuar Policinë e Kosovës për të dalë në vendin e ngjarjes dhe për ta siguruar vendin e ngjarjes.
Dyshohet se bomba e pa shpërthyer është i luftës së dytë botërore dhe FSK-ja ka bërë tërheqjen e këtij mjeti.

Në lidhje me rastin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veselin, ka sqaruar se një qytetar nga Kaçaniku gjatë lëvizjes në pjesën malore ka hasur në një bombë.
“Menjëherë policia e Kosovës e kemi siguruar vendin e ngjarjes dhe e kemi njoftuar ekipet e FSK-së të cilët e kanë tërhequr mjetin e pa shpërthyer. Ky mjet që dyshohet se është bombë, dyshohet se është mbetje e luftës së dytë botërore”, ka thënë Veseli.