Ekipet e FSK-së, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë arritur ta gjejnë të gjallë personin e zhdukur me inicialet Z.K., nga fshati Mogill, pas një operacioni kërkim-shpëtimi në zonën malore të fshatit Kokaj.
Pas ftesës së Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës për angazhimin e ekipeve të FSK-së për operacionin e kërkim-shpëtimit malor dhe K9 të Gardës Kombëtare të FSK-së, FSK-ja ka marrë të gjitha masat dhe ka angazhuar ekipet në operacionin e kërkimit të personit të zhdukur me inicialet Z.K., nga fshati Mogill, Komuna e Kllokotit, i nacionalitetit serb, dhe ka arritur që, pas disa orësh kërkimi, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, të gjejë personin e gjallë në fshatin Kokaj.
“Pas përfundimit të operacionit, personi i është dorëzuar Policisë së Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm”, njofton FSK.