Komandanti i Forca e Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, po merr pjesë në panairin ndërkombëtar të mbrojtjes SAHA Expo 2026, që po mbahet në Stamboll, një nga ngjarjet më të rëndësishme në industrinë globale të mbrojtjes.
Sipas njoftimit nga FSK, gjatë ceremonisë zyrtare të hapjes, ai zhvilloi takime me drejtues të mbrojtjes dhe të forcave të armatosura të Turqia, ku prezantoi objektivat për zhvillimin e FSK-së. Diskutimet u fokusuan në zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh, përfshirë trajnimet, stërvitjet, pajisjet dhe aktivitete të tjera të përbashkëta.
“Në kuadër të panairit, Gjenerali Jashari u njoh nga afër me zhvillimet më të fundit teknologjike në industrinë e mbrojtjes, në përputhje me synimet për modernizimin e kapaciteteve të FSK-së. Delegacioni gjithashtu zhvilloi takime me prodhues të ndryshëm, me qëllim forcimin e kapaciteteve ushtarake dhe përmbushjen efektive të misionit të forces”, thuhet në njoftim.
Tutje theksohet se pjesëmarrja në SAHA Expo 2026 konsiderohet një mundësi e rëndësishme për forcimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe avancimin e aftësive moderne për përballimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë.


