Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se Forca e Sigurisë së Kosovës ka certifikuar pjesëtarët për mbështetje me zjarr indirekt.
Mehaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se FSK-ja çdo ditë po ngritë kapacitetet e saj mbrojtëse.
“Me qëllim të përgatitjes profesionale të personelit të Këmbësorisë për operim dhe mbështetje me zjarr indirekt, është realizuar trajnimi për Mortaja 81mm, nga ekipet e ushtrisë Turke.
Forca e Sigurisë së Kosovës për çdo ditë po ngritë kapacitetet e saj mbrojtëse, duke realizuar kështu trajnime dhe specializime me partnerët, në fusha të ndryshme të përgatitjes profesionale”, ka shkruar Mehaj.






