KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Frankfurt-Dubai për 90 minuta? – Avioni hipersonik do të fluturojë me 6100 km/h *(FOTO)
Teknologji

Frankfurt-Dubai për 90 minuta? – Avioni hipersonik do të fluturojë me 6100 km/h *(FOTO)

Kosova News
Kosova News 14:46 -04/05/2023
Shpërndaje
List of Images 1/6
1
2
3
4
5
6
Shpërndaje

Kanë kaluar dy dekada që kur epoka e fluturimeve supersonike u ndërpre, pasi aeroplani i fundit Concorde u ul për herë të fundit në pistë, në një fushë aviacioni në jugperëndim të Anglisë.

Në vitet e fundit janë prezantuar shumë projekte për avionë supersonikë, hipersonikë, me hidrogjen, e të tjera, të cilat premtojnë udhëtime super të shpejta. Por pavarësisht premtimeve të mëdha, projektet përgjithësisht kanë ngecur dhe asnjëri nuk është konkretizuar.

Megjithatë, tani një kompani e re europiane ka vendosur të provojë të futet në garë, duke premtuar udhëtime hipersonike nga Frankfurti në Sidnei për 4 orë e 15 minuta, apo nga Tenesi (SHBA) në Dubai për 3 orë e 30 minuta.

Koncepti “Destinus” është një avion që punon me hidrogjen dhe arrin të udhëtojë me shpejtësi pesë herë më të madhe se ajo e zërit, ose 6100 km/h, duke shkurtuar me ¾-tat orët e fluturimit të avionëve të zakonshëm.

Kompania me seli në Zvicër, por me 120 punonjës të shpërndarë në Spanjë, Francë e Gjermani, u themelua në vitin 2021, por po ecën me ritme të shpejta. Dy prototipat e saj të parë kanë kryer me sukses fluturimet testuese dhe do të nisin tashmë testimin e motorit me hidrogjen.

Martina Löfqvist, menaxhere e kompanisë, tha për CNN se hidrogjeni është karburanti i zgjedhur prej tyre për shkak se ul ndjeshëm peshën e avionit.

Prototipat Destinus janë frymëzuar nga një projekt i krijuar fillimisht në vitet 1950, por që nuk u bë realitet kurrë, deri tani. Si një kompanië me origjinë zvicerano-franceze, avioni është i frymëzuar nga alpet.

Kompania shpreson të realizojë fluturimin e parë me hidrogjen në vitin 2024, në fillim të viteve 2030 të realizojë fluturimin e modelin e vogël që mban 25 udhëtarë dhe deri në fillim të viteve 2040 të ketë nisur fluturimet e rregullta, me bileta të niveleve të ndryshme.

“Është një sfidë e madhe, por përdorimi i hidrogjenit do të ulë ndjeshëm çmimet e biletave”, thotë Löfqvist për CNN.

Përveç financimeve nga investitorë të ndryshëm, kompania siguroi edhe një grant me vlerë 26,7 milionë euro nga qeveria spanjolle në prill të këtij viti, për të përshpejtuar projektin e përdorimit të hidrogjenit.

Por sfida për fluturime të shpejta mbetet ende e madhe dhe e rrezikshme. Disa kompani nuk ia kanë dalë dhe janë dorëzuar përgjatë rrugës, si ajo amerikane Aerion, e cila falimentoi në maj 2021, për shkak të pamundësisë financiare për të vijuar projektin.

Gjithashtu lexoni:

Google gjobitet 314 milionë dollarë për mbledhjen e të dhënave të përdoruesve

Google u gjobit me 314 milionë dollarë për mbledhjen e të dhënave nga telefonat joaktivë

Bota ndryshoi përgjithmonë, 18 vjet nga prezantimi i iPhone të parë

Luhet loja e parë e futbollit mes robotëve (VIDEO)

Holanda investon 70 milionë euro në ndërtimin e fabrikës së Inteligjencës Artificiale

Kosova News 04/05/2023 04/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet
22:49 -04/07/2025
Arrestohen 15 persona në Mitrovicë, parandalohet përleshja ndërmjet dy grupeve
22:46 -04/07/2025
Kyle Walker befason me skuadrën e re
22:03 -04/07/2025
Kurti dhe Nagavci vizitojnë kampin edukativ me fëmijë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian
21:21 -04/07/2025
Osmani: Kosova feston krah për krah me Amerikën, aleatin tonë më të madh
20:11 -04/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?