KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Franca mbështet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian
Politikë

Franca mbështet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Kosova News
Kosova News 18:11 -17/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Franca ka mbështetur aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa bën thirrje që vendi të vazhdojë me reforma.

“Franca mbështet perspektivën evropiane të Kosovës, ashtu sikurse edhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ministrja e Jashtme e Francës.

Franca i bëri thirrje Kosovës “që të vazhdojë reformat e nevojshme për afrimin e saj evropian, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e personave që u përkasin pakicave. Franca do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet në këtë drejtim”.

Më tej, në komunikatën e MPJ-së franceze, i kërkohet Kosovës, sikurse edhe Serbisë, që të angazhohen “me përgjegjësi dhe konstruktivitet në dialog me synimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

Ky, thotë Franca, “është kusht thelbësor për afrimin evropian të dy vendeve dhe stabilitetin e të gjithë rajonit”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i dorëzoi të enjten Çekisë – vendit që aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian – aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

Kurti ka thënë më pas se sikur pesëshja e mosnjohëse e BE-së ta ndryshonte qëndrimin, do të ndihmonte në procesin e anëtarësimit të Kosovës në familjen evropiane.

Aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE e kanë mbështetur edhe vende tjera evropiane

Gjithashtu lexoni:

Osmani takon ambasadorët, diskutojnë për moskonstituimin e Kuvendit dhe bashkëpunimin bilateral

PDK-ja miraton deklaratën politike, kërkon zhbllokim institucional

VV zyrtarizon kandidaturën e Alban Hysenit për një mandat të dytë në Gjilan

Vetëvendosje e largon nga partia të arrestuarin e dyshuar për trafikim droge

Osmani dhe komandanti i Gardës Kombëtare të Iowas flasin për thellimin e partneritetit në mbrojtje

Kosova News 17/12/2022 17/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
30 °C
Thu
28 °C
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
27 °C

Lajmet e Fundit

Barduani takon Dietzin, diskutojnë për dislokimin e personelit ushtarak të Luksemburgut në Kosovë
20:48 -04/06/2025
Arrestohet një i dyshuar për prodhimin dhe shpërndarjen e produkteve të dëmshme mjekësore
20:43 -04/06/2025
Gjermani-Portugali, formacionet zyrtare
20:05 -04/06/2025
Kurti viziton punimet në rrugën ”Hamdi Kurteshi” në Gjilan
20:01 -04/06/2025
Gjykata Supreme rrëzon kërkesën e Përparim Ramës: Faturat e mbeturinave paguhen te “Pastrimi”
19:35 -04/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?