KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Franca: Dërgimi i drafstatutit në Kushtetuese do ta siguronte mbështetjen për pranim në KiE
Politikë

Franca: Dërgimi i drafstatutit në Kushtetuese do ta siguronte mbështetjen për pranim në KiE

Kosova News
Kosova News 13:10 -07/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasada e Francës në Kosovë ka thënë se dërgimi i drafstatutit të Bashkimit Evropian për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese, do t’ia siguronte Kosovës mbështetjen për pranim në Këshill të Evropës. 

Në një përgjigje për KOHËN, nga kjo ambasadë kanë thënë se ky drafstatut është baza më e mirë që i është ofruar themelimit të Asociacionit.

“Dërgimi i drafstatutit për Asociacionin për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese është përmendur si një nga hapat e qartë që Kosova duhet t’i ndërmarrë për të siguruar mbështetje në Këshillin e Evropës, por kryeministri Kurti ka deklaruar se Kosova nuk e ka pranuar atë plan si të ndarë nga pakoja. Dërgimi i drafstatutit për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese do të ishte hap i mirëpritur për të siguruar mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, thuhet në përgjigje të kësaj ambasade.

Një ditë më parë, kryeministri Albin Kurti ka takuar ambasadorët e QUINT-it. Kurti ka kundërshtuar vendosjen e kushteve të reja për Kosovën para votimit final për anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Pas takimit me përfaqësues të QUINT-it e të BE-së në Kosovë, Kurti ka thënë se kanë plotësuar të gjitha kushtet e vendosura dhe çdo kërkesë tjetër është në shpërputhje me votimin në Asamblenë Parlamentare. Ai ka kërkuar që çështja e dialogut të mos përzihet me procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Ditë më parë Gjermania e Franca kanë kërkuar dërgimin e draftstatutit të BE-së për shqyrtim në Kushtetuese, në mënyrë që Kosova të kalojë me sukses votimin për anëtarësim në KiE. Në takimin me përfaqësues diplomatikë, kryeministri ka theksuar se pika që lidhet me Asociacionin e komunave me shumicë serb nuk duhet të vendoset prioritet. Ka shtuar se draftin e BE-së për statutin e Asociacionit nuk e ka pranuar si të ndarë nga pakoja e Marrëveshjes së Brukselit e Aneksit të Ohrit.

Franca ka deklaruar tutje se statuti i BE-së për Asociacionin “ka mbështetjen e plotë nga shtetet që përkrahin dialogun e lehtësuar nga BE-ja”.

“Ai ofron deri tash bazën më të mirë dhe të vetme për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së Francës në pyetjen për mospranimin e draftit nga Kosova, si të ndarë prej Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit. 

Si veprim që Kosova do të duhej ta ndërmerrte për t’u pranuar në KiE, Franca ka thënë se dërgimi i drafstatutit në Kushtetuese do të ishte “sinjal i fuqishëm i zotimit të Kosovës për të ecur në këtë çështje dhe për të demonstruar zotimin e Kosovës për të drejtat e minoriteteve, që janë një prej shtyllave të Këshillit të Evropës”.

Më herët gjatë ditës, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka thënë se është koha që Qeveria e Kosovës të bindë shtetet për pranim në Këshill të Evropës, duke ndërmarrë “hapa të tjerë konkretë drejt krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

E Britania e Madhe ka ofruar mbështetje pa përmendur kushte.

Votimi në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës është hapi i fundit i anëtarësimit eventual të Kosovës në këtë organizatë. Ky komitet do të mblidhet në mes të majit.

Gjithashtu lexoni:

Terras: Sa më shpejt një koalicion, të ketë qeveri funksionale

Zyrtari i lartë i OKB-së viziton Kosovën më 22–23 qershor, në fokus paqja dhe stabiliteti rajonal

Kërçeli i reagon Hotit për protestën pro gazit amerikan: Mbrojeni LDK-në, jo aleancën me SHBA-të

Pas Kamishit edhe Kryeziu kërkon rinumërimin e votave të kandidatëve të PDK-së

MINTI: Do të themelohet divizioni për gratë ndërmarrëse në Agjencinë e Re për Ndërmarrësi dhe Inovacion

Kosova News 07/05/2024 07/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
73%
Sun
31 °C
Mon
29 °C
Tue
30 °C
Wed
30 °C
Thu
29 °C

Lajmet e Fundit

Trump: S’do ketë asnjë taksë në Ngushticën e Hormuzit
23:31 -20/06/2026
E kryer, Casemiro është i Inter Miam-it
22:56 -20/06/2026
Kryeministri Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”
22:35 -20/06/2026
Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni
22:01 -20/06/2026
Tenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit
21:41 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?