KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » FOTO – Vlerësim “i çmendur” për Seferin dhe Berishën, shihni notat e kuqezinjve në spektaklin ndaj Çekisë
Sport

FOTO – Vlerësim “i çmendur” për Seferin dhe Berishën, shihni notat e kuqezinjve në spektaklin ndaj Çekisë

Kosova News
Kosova News 09:49 -13/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Një 10 me yll, kjo është nota që çdo tifoz do të vinte ekipit përfaqësues pas spektaklit që djemtë dhuruan kundër Republikës Çeke.

Është e vështirë për të bërë diferencime pas një mbrëmje të tillë, ku emocionet ishin shumë të forta, por për një gjykim të ftohte dhe të bazuar në statistika mendon faqja e specializuar “Sofa Score”.

Të gjithë mendojnë se lojtari më i vlerësuar do të ishte Seferi apo Asani, fundja golat janë ato që shijojnë më shumë, që kujtohen më gjatë, por sipas Sofa Score, lojtari më i vlerësuar rezulton Etrit Berisha, nota 8,6.

Në këtë klasifikim, Berishën e ndjek Taulant Seferi me notën 8,4. Jo vetëm “dopieta” e realizuar, Seferi ishte i papërmbajtshëm në këtë mbrëmje duke sakrifikuar shumë edhe në fazën mbrojtëse.

Në podiumin e lojtarëve më të vlerësuar nuk mungon Jasir Asani, Arjen Robbeni kuqezi.

Me perlën e tij në minutën e 9-të, Asani i dha besim ekipit, por nuk u ndal me kaq, teksa dhuroi një asist edhe për Seferin, nota 7,5 për Asanin.

Suksesi fantastik përballë Republikës Çeke solli gëzim dhe lot në çdo cep të botës kur flitet shqip. Atmosfera pas sfidës ishte elektrizuese, përfshiu të madh dhe të vogël, pa diskutim u festua gjatë edhe nga protagonistët e këtij suksesi.

Nga presidenti Duka, te trajneri Sylvinho, lojtarët, të gjithë ishin të papërmbajtshëm.

Fillimisht festuan në fushë me tifozët, ndërsa festa nuk mungoi as në dhomat e zhveshjes, ku protagonist ishte dhe kreu i FSHF-ës i cili festoi pafund duke përqafur të gjithë lojtarët.

Për më shumë shihni VIDEO-n në shkrimin më poshtë:

O sa mirë me qenë shqiptar! Lot e përqafime, shihni festën në dhomat e zhveshjes. Duka në versionin “ultras” (VIDEO)

Gjithashtu lexoni:

Agim Ademi takohet me talentin Leon Avdullahu, mesfushori mund t’i bashkohet Kosovës

Chelsea kërkon me çdo kusht portierin e Milanit

Dortmundi fiton goleadën ndaj skuadrës afrikane

Mbappe mungon sërish për Real Madrid

Xhaka te Milani, klubi italian kontakton Leverkusenin

Kosova News 13/10/2023 13/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
29°C
Pristina
clear sky
30° _ 28°
28%
3 km/h
Mon
30 °C
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
38 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

NATO i kërkon Serbisë t’i nxjerrë para drejtësisë grupin e Banjskës dhe personat që kishin sulmuar KFOR’in në Zveçan
16:14 -23/06/2025
Ndalonte automjete pa autorizim, arrestohet i dyshuari që i gjetën edhe armë
15:56 -23/06/2025
KQZ: Më 3 korrik fillon afati për përmirësimin e Listës Votuese
15:32 -23/06/2025
Policia në Gjakovë sekuestron 53 motoçikleta
15:06 -23/06/2025
Vushtrria përuron aparatin e mamografisë
14:33 -23/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?