Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka formuar kabinetin e ri drejtues, i përbërë nga nënkryetarja dhe drejtorët e drejtorive komunale, të cilët do të udhëheqin sektorët kyç të administratës komunale.
Sipas njoftimit të komunës, kabineti i ri ka për qëllim rritjen e efikasitetit institucional, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët.
Përbërja e kabinetit të ri është si vijon:
- Arta Gashi – Nënkryetare e Komunës
- Kymete Bajraktari – Drejtoreshë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
- Gent Gashi – Drejtor i Inspekcionit
- Erza Ramadani – Drejtoreshë e Ekonomisë Buxhet dhe Financave
- Liridon Jollxhiu – Drejtor i Administratës
- Armend Krasniqi – Drejtor i Bujqësisë, Zhvillim Rural dhe Pylltari
- Remzi Bajselmani – Drejtor i Arsimit
- Amir Hoxha – Drejtor i Shërbimeve Publike dhe Emergjenca
- Donjete Kabashi – Drejtoreshë e Kulturës, Rinisë, Sportit dhe Mërgatë
- Mensur Selimaj – Drejtor për Sherbime Pronësore, Gjeodezi dhe Kadastër
- Visar Kuqi – Drejtor i Urbanizmit Planifikimit Hapësinor dhe Mjedisit
Siç bëhet e ditur në njoftim, kryetari Muharremaj u uroi suksese anëtarëve të kabinetit, duke theksuar përkushtimin për punë profesionale, transparente dhe në shërbim të interesit publik.


