KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Formohet Grupi punues për themelimin e Byrosë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë, opozita ishte kundër
Politikë

Formohet Grupi punues për themelimin e Byrosë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë, opozita ishte kundër

Kosova News
Kosova News 12:03 -03/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Me shtatë vota pro dhe një abstenim Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ka votuar Formimin e grupit të punës për projektligjin nr. 08/L-121 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ky grup punues pa pjesëmarrjen e opozitës do të ketë këtë përbërje: Adnan Rrustemi,  Doarsa Kica-Xhelili, Hydajet Hyseni, Artan Abrashi dhe Ergjan Galushi.

Kryetari i Komisionit Adnan Rrustemi , ka ftuar të gjithë të jenë pjesë në këtë grup punues, nga i cili do të dalin propozime konkrete.

“Të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias do të futen në këtë projektligj”, tha ai.

Deputetët e opozitës kundërshtuan këtë projektligj, duyke dhënë disa arsyetime.

Anëtari i Komisionit, Driton Selmanaj nga LDK-ja, vlerësoi se Komisioni i Venecias vetëm një gjë e konsideron të pranueshme.

“Ky komision asnjë nen nuk e pranon, kur Komisioni vë në dilemë strukturën, formën e raportimit, zgjedhjen e drejtorit. Unë kam bindjen se në këtë mënyrë se si e ka aprovuar qeveria ky projektligj është i papërmirësueshëm, përpos ta rishkruaj nga fillimi”, tha Selmanaj.

Kurse Besnik Tahiri nga AAK, tha se ky institucion ke godit për atë që është nderuar për sa vite. “Ky institucion i merr mandatin Gjykatës dhe Prokurorisë. Propozimi ynë është që të kthehet në qeveri dhe të rishkruhet”, tha ai.

Ndërkaq deputeti Hajdar Beqa, deklaroi se PDK në fillim ka dhënë propozimet se ky ligj prej fillimit ka pasur shkelje. “Nëse i lexojmë rekomandimet e Komisionet atëherë i bie që të ndryshohet shumë dhe nuk mund të përpunohet kjo materie. Unë kisha kërkuar që ky Ligj të kthehet dhe të ftohen akterët, të ftohet shoqëria civile etj”, tha ai.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, e cila vjen nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes, tha se në fillim ka abstenuar dhe për këtë ky projektligj është dashur të tërhiqet.

“Vazhdoj me mendu që ky ligj është dashur të tërhiqet, por jemi këtu ku jemi, shumica në seancë ka vazhduar dhe ka sjellë projektligji këtu”, tha ajo. Duke rekomanduar anëtarët e Komisionit të ri mendojnë pjesëmarrjen në këtë grup punues.  “Vazhdoj të jem skeptike për këtë projektligj”, deklaroi ajo.

Gjithashtu lexoni:

Një person nga Manastiri qëlloi ndaj policisë, plagoset dhe arrestohet

Kurti dhe Orav flasin për rrugën drejt anëtarësimit në BE

BE-ja për urat mbi Ibër: Çdo projekt kërkon koordinim të ngushtë dhe dialog mes komuniteteve

Dënimi i Murat Dernjanit me 20 vjet burgim, reagon Ambasada Gjermane

Kurti e ambasadori gjerman bisedojnë për ngërçin në Kuvend

Kosova News 03/08/2022 03/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
54%
2 km/h
Mon
36 °C
Tue
34 °C
Wed
26 °C
Thu
20 °C
Fri
22 °C

Lajmet e Fundit

Një person nga Manastiri qëlloi ndaj policisë, plagoset dhe arrestohet
20:01 -07/07/2025
Mickoski për ndryshimet kushtetuese: Vendi nuk do të hyjë në asnjë proces pa një marrëveshje të qartë
19:56 -07/07/2025
Zvicër, ngritet aktakuzë ndaj një 26-vjeçari nga Kosova, i dyshuar për përfshirje në organizata terroriste
19:50 -07/07/2025
Zyrtare: Szczesny mbetet pjesë e Barcelonës edhe për dy vite të tjera
19:48 -07/07/2025
Gazi metan vret 12 ushtarë turq në një operacion në Irak
19:44 -07/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?