KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ford po ringjall pas 38 vitesh markën ikonë, Capri
Auto

Ford po ringjall pas 38 vitesh markën ikonë, Capri

Kosova News
Kosova News 00:00 -15/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Përveç emrit të famshëm, Capri i ri nuk do të ketë asnjë lidhje me modelin e vjetër që u prodhua midis viteve 1968 dhe 1986. Ford do të ringjallë Capri-n e ri në formën e një crossover, dhe do të furnizohet me energji elektrike të pastër. Ai do të bazohet në platformën MEB të Volkswagen.

Ford nuk ka kohë për të pritur, dhe është shumë vonë me zhvillimin e modeleve elektrike. Përveç partneritetit me Volkswagen, i cili pjesërisht do t’i përshpejtojë ato në atë proces, Ford po nxjerr nga prodhimi asin e vjetër për të dalë sa më shpejt në degën e gjelbër.

Në këtë drejtim, tashmë vitin e ardhshëm, Ford po ringjall Capri-n legjendar. Ndoshta disa njerëzve nuk do t’ju pëlqejë, por ky emër i famshëm do të mbajë më pas një crossover elektrike të bazuar në platformën MEB të Volkswagen dhe me teknologji të marrë nga Ford Explorer, domethënë nga donatorët e teknologjisë VW ID.4/ID.5.

Capri dikur quhej Mustang Evropian dhe u prodhua midis 1968 dhe 1986. Tani ky emër ikonë do të rikthehet në formacionin Blue Oval pas një pauze 38-vjeçare. Kështu, gjenerata e re e Ford Capri do të prezantohet në vitin 2024, por nuk do të ketë asnjë lidhje tjetër me modelin e vjetër. Kjo për shkak se Capri i ri do të riimagjinohet si një coupe crossover elektrike, duke konkurruar me modele si Volkswagen ID.5, Peugeot e-3008 dhe Volvo C40.

Sipas portalit britanik Autocar, i cili fotografoi modelin e ardhshëm të fshehur nën kamuflazh, Capri i ardhshëm do të bazohet në platformën MEB të zhvilluar nga Volkswagen. Në thelb, Ford Capri i ri do të jetë vëllai më i vogël i Explorer, nga i cili do të marrë përsipër motorët elektrikë. Sipas informacioneve të deritanishme, Capri i ardhshëm do të ketë motorë elektrikë nga 168 deri në 335 kuaj/fuqi dhe do të mundësohet nga bateritë 52 kWh ose 77 kWh.

Për më tepër, Ford Capri i ardhshëm do të përfitonte nga një autonomi prej rreth 480 kilometrash dhe do të jetë në gjendje të karikohet me një karikues të shpejtë me një rrymë maksimale deri në 170 kW. Ford nuk e ka konfirmuar ende datën e saktë të mbërritjes së modelit të ri të vjetër.

Gjithashtu lexoni:

Ja si mund të duket Skoda Favorit elektrik, një model i imagjinuar garash

Si ta freskoni shpejt veturën tuaj këtë verë, truk shkencor

SUV-i elektrik i radhës i Volvo-s do të vijë në vitin 2026

SHBA-të hetojnë lansimin e Robotaxi të Tesla-s, pasi videot tregojnë makina që “lëvizin në mënyrë të çrregullt”

Cadillac dorëzon Celestiq-in e parë elektrik me vlerë 300,000 euro

Kosova News 15/11/2023 15/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
30°C
Pristina
scattered clouds
30° _ 30°
39%
4 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
37 °C

Lajmet e Fundit

Lladrovci: Në vitin 2021 më luftoi më së shumti Sami Lushtaku
22:48 -30/06/2025
Messi pritet të largohet nga Inter Miami
22:05 -30/06/2025
Hasani: Vendimi i Kushtetueses nuk është i qartë për politikën
21:31 -30/06/2025
ZRRE-ja nuk ndryshon qëndrim, përgatit ankesë ndaj Komerciales
21:04 -30/06/2025
Bayern Munich futet seriozisht në garë për transferimin e yllit të Liverpoolit
20:35 -30/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?