Të dielën forcat izraelite u përballën me militantët e Hamasi ndërsa po përpiqeshin të hynin në kampin më të madh të refugjatëve që ndodhet në Gazë.Ndërkohë të shtunën me dhjetra civilë palestinezë të zhvendosur u vranë ose u plagosën si pasojë e sulmeve ajrore izraelite, që goditën edhe një shkollë në kampin Jabalia, njoftoi Agjencia e Kombeve të Bashkuara që soguron ndihmë për refugjatët palestinezë.“Skenat ishin të tmerrshme”, tha Ahmed Radwan për Associated Press me telefon, i cili u plagos gjatë sulmit izrael ndaj shkollës.“Këto sulme nuk mund të bëhen të zakonshme, ato duhet të ndalen është koha për një armëpushim humanitar”, shkruante të shtunën në rrjetin social X, zyrtari i OKB-së Philippe Lazzarini.Si përgjigje, ushtria izraelite tha se trupat e saj ishin aktive në zonën e Jabalias “me synimin për të goditur terroristët”, ndërsa po përpiqeshin të minimizonin viktimat civile.Po sot gazeta ‘Washington Post’ njoftoi se ndërmjetësit amerikanë ishin pranë një marrëveshjeje mes Izraelit dhe Hamasit për të liruar me dhjetëra gra dhe fëmijë që mbahen peng prej militantëve, në këmbim të një pauze pesë-ditore të luftimeve. Një gjë e tillë do të ndihmonte në rritjen e dërgesave në ndihma për popullatën civile të Gazës. Gazeta citonte persona në dijeni të kësaj çështjeje.Një ditë më parë ‘Washington Post’ njoftoi për arritjen e një marrëveshjeje parakrake, po një gjë e tillë u hodh poshtë nga Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe zyrtarët amerikanë. Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se përpjekjet po vazhdonin për të arritur një marrëveshje.Grupi militant, që Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur një organizatë terroriste, mori peng rreth 240 persona më 7 tetor ditën kur sulmoi kufirin jugor të Izraelit.
Të dielën, Kryeministri i Katarit Sheikh Mohammed Bin Abdulrahman al-Thani tha në një konferencë shtypi në Doha se tashmë çështjet që bllokonin arritjen e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve, ishin “shumë të vogla”, kryesisht çështje praktike dhe logjistike sikurse tha ai.Bisedimet delikate mbi çështjen e pengjeve përkojnë me përgatitjet e Izraelit për të zgjeruar ofensivën kundër Hamasit në gjysmën jugore të Gazës, me popullsi të dendur.Forcat izraelite thonë se kanë marrë kontrollin e një pjesë të madhe të territorit në veri, veriperëndim dhe lindje rreth qytetit të Gazës.Dëshmitarët njoftuan për luftime të ashpra gjatë natës mes Hamasit dhe forcave tokësore izraelite që po përpiqeshin të avanconin në Jabalia, kampi më i madh i rajonin, ku ndodhen rreth 100 mijë persona.Jabalia ka qenë objekt i bombardimeve të përsëritura izraelite që kanë vrarë shumë civilë, thonë mjekët palestinezë, por autoritetet izraelite thotë se si pasojë e sulmeve janë vrarë shumë militantë që strehoheshin atje.Të dielën herët në mëngjes, ushtria izraelite u bëri thirrje banorëve të disa lagjeve ngjitur me Jabalian që të largohen drejt pjesës jugore të Gazës “për të qenë të sigurt”. Ata postuan mesazhe në gjuhën arabe në platformën e mediave sociale X.Por shumica e banorëve të Jabalias i kanë refuzuar thirrjet e mëparshme izraelite për t’u larguar drejt jugut.Pas sulmit të përgjakshëm të 7 tetorit, në të cilin u vranë rreth 1200 izraelitë, kryesisht civilë, Izraeli u zotua të shkatërrojë Hamasin. 7 tetori konsiderohet si dita më e përgjakshme në historinë 75-vjeçare të vendit.Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë e Gazës ka bërë të ditur se numri i viktimave si pasojë e sulmeve izraelite ka arritur në 12,300 perosna mes tyre 5 mijë fëmijë./VOA