KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » FMN vlerëson progresin ekonomik — shpërblen Kosovën me mbi 25 milionë euro fonde të reja
Ekonomi

FMN vlerëson progresin ekonomik — shpërblen Kosovën me mbi 25 milionë euro fonde të reja

Kosova News
Kosova News 12:15 -22/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka vlerësuar pozitivisht progresin ekonomik të Kosovës, duke konfirmuar disbursimin e mbi 25 milionë eurove në kuadër të dy programeve financiare në bashkëpunim me vendin.

Në komunikatën zyrtare të publikuar pas përfundimit të rishikimit të katërt dhe të fundit të Programit të Aranzhimit për Gatishmëri (SBA) dhe Programit për Resiliencë dhe Qëndrueshmëri (RSF), FMN thekson se Kosova ka shënuar rezultate të qëndrueshme dhe inkurajuese.

“Ekonomia e Kosovës ka ruajtur një rritje të shëndetshme, inflacioni është ngadalësuar ndjeshëm, rezervat fiskale janë rindërtuar dhe reformat janë përshpejtuar,” thuhet në deklaratë.

Si rezultat i përmbylljes me sukses të të dy programeve, FMN ka bërë të disponueshme 16.08 milionë euro në kuadër të SBA-së dhe 9.32 milionë euro përmes RSF-së, duke e çuar totalin e fondeve të reja në 25.4 milionë euro.

Ky zhvillim konsiderohet një sinjal i fortë i besimit ndërkombëtar në përkushtimin e institucioneve të Kosovës për stabilitet ekonomik, reforma strukturore dhe qëndrueshmëri fiskale.

Komunikata e Plotë e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve:

Bordi Ekzekutiv i FMN-së vlerëson progresin ekonomik të Kosovës dhe konfirmon disbursimin e fondeve të reja
 
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka vlerësuar pozitivisht progresin e arritur nga Kosova duke deklaruar: “Ekonomia e Kosovës ka ruajtur një rritje të shëndetshme, inflacioni është ngadalësuar ndjeshëm, rezervat fiskale janë rindërtuar dhe reformat janë përshpejtuar.”
Në komunikatën zyrtare të lëshuar pas përfundimit të rishikimit të katërt dhe të fundit të dy programeve me Kosovën përkatësisht Programit të Aranzhimit për Gatishmëri (SBA) dhe Programit për Resiliencë dhe Qëndrueshmëri (RSF) konfirmohet përmbyllja me sukses e tyre.
 
Si rezultat, bëhen të disponueshme edhe 16.08 milionë euro në kuadër të SBA-së dhe 9.32 milionë euro përmes RSF-së.
 
Komunikata detajon gjetjet e fundit të FMN-së, ku theksohet vazhdimi i rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe ngadalësimi i inflacionit. Në deklaratën e tij, Zëvendësdrejtori Menaxhues i FMN-së, Bo Li, vlerësoi ndikimin pozitiv të dy programeve në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës duke theksuar se ato kanë kontribuar në ruajtjen e borxhit publik në nivele të ulëta, avancimin e reformave në menaxhimin e financave publike si dhe realizimin e objektivave klimatike dhe energjetike të vendit.
 

Gjithashtu lexoni:

Kapet rrjeti i kontrabandës në veri – 7 automjete të ngarkuara me mallra të dyshuara ndalohen nga Policia dhe KFOR-i

Policia i zbulon kapadaitë e TikTok-ut që tentuan të shkojnë viral duke shtënë me armë në Rahovec

Sekuestrohen mjete motorike në Leposaviq

Komuna e Rahovecit dhe “Qatar Charity” mbështesin 31 fermerë me sera moderne

Dragashi synon binjakëzim me Purkesdorfin në Austri dhe Mavrovë-Rostushën në Maqedoni të Veriut

Kosova News 22/05/2025 22/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
light rain
14° _ 13°
88%
2 km/h
Thu
21 °C
Fri
21 °C
Sat
15 °C
Sun
9 °C
Mon
10 °C

Lajmet e Fundit

Kapet rrjeti i kontrabandës në veri – 7 automjete të ngarkuara me mallra të dyshuara ndalohen nga Policia dhe KFOR-i
16:29 -22/05/2025
Policia i zbulon kapadaitë e TikTok-ut që tentuan të shkojnë viral duke shtënë me armë në Rahovec
16:12 -22/05/2025
Sekuestrohen mjete motorike në Leposaviq
16:06 -22/05/2025
Degradoi mjedisin, i sekuestrohen mjete motorike të dyshuarit në Leposaviq
16:01 -22/05/2025
Polonia synon të blejë afro 800 raketa Patriot nga SHBA në vlerë prej 5.8 miliardë dollarë
15:51 -22/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?