Radarët e Policisë së Kosovës kanë regjistruar edhe sot një person duke lëvizur më shpejtësi të madhe prej 202 km/h.
Në fakt në zonën ku sipas rregullave lejohej lëvizje deri në 80 km/h, personi ka drejtuar mjetin me 202 km/h dhe kjo e ka shtyrë policinë që drejtuesit të veturës t’i shqiptoj një dënim goxha të ashpër.
“Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 202 km/h dhe për këtë gjobitet me 300€, dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje, Policia e Kosovës thekson se do të vazhdojnë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor./KosovaNews/




