KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Një muaj paraburgim për sulmuesin e Mrika Nikqit, avokati thotë se ishte nën ndikim të alkoolit
Siguri

Një muaj paraburgim për sulmuesin e Mrika Nikqit, avokati thotë se ishte nën ndikim të alkoolit

Kosova News
Kosova News 18:48 -01/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Një muaj paraburgim i është caktuar Flori Beqirajt, i dyshuar për sulmin seksual ndaj alpinistes Mrika Nikqi, rast ky që ka ndodhur më 27 shtator në Pejë.

Telegrafi mëson se në seancën e së shtunës në Gjykatën Themelore në Pejë, Beqiraj e ka pranuar kryerjen e kësaj vepre penale dhe ka deklaruar se gjatë kryerjes së veprës ka qenë nën ndikim të alkoolit.

Të njëjtën e ka deklaruar edhe avokati i tij mbrojtës, Adem Gorani, i cili ka kërkuar që klientit të tij t’i caktohet masa e arrestit shtëpiak.

Alpinistja Mrika Nikqi ka publikuar të premten mbrëma një video ku shihet duke u sulmuar nga një person në një rrugicë në qytetin e Pejës.

Viktima Mrika Nikqi, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se “me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer  me paramendim nga personi F.B, anëtar i një familje të njohur në qytetin e Pejës”.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, në një prononcim për Telegrafin të shtunën, ka deklaruar se në lidhje me këtë çështje janë angazhuar dy prokurorët e shtetit të cilët kanë qenë në koordinim me Policinë e Kosovës, deri në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

“Pasi është raportuar ky rast me datën 27 shtator, Prokuroria Themelore në Pejë, përkatësisht dy prokurorët e shtetit kanë qenë të angazhuar në këtë çështje penale në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe njësitë relevante, ku fillimisht është bërë identifikimi i personave përmes kamerave të sigurisë publike dhe më pas është bërë arrestimi i tij dhe me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë”.

“Gjatë ditës së sotme është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, që pritët të mbahet sot seanca e procedurës paraprake lidhur me shqyrtimin e kësaj kërkese në Gjykatën Themelore në Pejë”, ka thënë ai.

Më tej, Nikçi ka bërë të ditur se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në lidhje me rastin dhe se prokurori ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari Beqiraj ka kryer veprën e sulmit seksual.

Gjithashtu lexoni:

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Deliu: Është hipokrizi që Kurti flet për Kushtetutën, ai e ka shkelur vazhdimisht

Kërkohet një person i dyshuar për vjedhje në Prishtinë

Gjiko shpallet i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë për akuzën për dhunim

Nuk kishte dalë nga banesa tri ditë, gjendet pa shenja jete 54 vjeçari nga Mitrovica

TAGGED: Dhunim Seksual, flori beqiraj, Mrika Nikçi
Kosova News 01/10/2022 01/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 12°
71%
1 km/h
Mon
29 °C
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
31 °C
Fri
28 °C

Lajmet e Fundit

Instituti Pedagogjik i Kosovës dhe DKA në Gjakovë mbajnë tryezë diskutimi për avancimin e performancës së shkollave
21:19 -16/06/2025
Samiti i SEECP në Tiranë, Serbia voton kundër deklaratës së përbashkët
20:45 -16/06/2025
Presidentja Osmani: Është koha që BE-ja të lëvizë përpara me vendime të merituara për Kosovën
20:21 -16/06/2025
Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore
18:56 -16/06/2025
Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Botërorin e Budapestit
18:49 -16/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?