KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Flamuri i Kosovës ngrihet në Esports – Halimi: Do të japim më të mirën për vendin tonë
Sport

Flamuri i Kosovës ngrihet në Esports – Halimi: Do të japim më të mirën për vendin tonë

Kosova News
Kosova News 16:35 -08/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Federatës Esports Kosova, Altin Preniqi, zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Daulina Osmani, president i Federatës Evropiane të Esports (EEF), Karol Cagan, sekretari i përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Esporteve (IESF), Boban Totovski dhe lojtari i Kosovës, Flatron Halimi, të martën në ambientet e hotelit “Marriot Hotel”, kanë mbajtur konferencë të përbashkët në prag të Kampionatit Evropian të lojërave të famshme elektronike ‘Counter Strike 2” dhe “Dota 2”.

Evropiani në Esports nis të mërkurën dhe përfundon të dielën. Ceremonia hapëse e Evropianit mbahet në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë dhe nis nga ora 12:00.

Pjesëmarrës në Evropian do të jenë garues nga 25 shtete të Evropës. Presidenti i Federatës Esports Kosova, Altin Preniqi, e cilësoi moment historik organizimin e Evropianit.

“Për pesë ditë Kosova do të jetë mikpritëse për Esports. Ky është një moment historik për Kosovën dhe një dëshmi për të treguar vlerat tona. Në këtë ngjarje do të marrin pjesë 25 shtete”, tha Preniqi.

Zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani, bëri të ditur se Kosova ka garantuar mjedis të barabartë për të gjithë pjesëmarrësit.

“Sot Federata po e bën Kosovën qendër të lojërave elektronike, sportit, teknologjisë dhe inovacionit. Kampionati për Kosovën është dëshmi e vizionit tonë për ta bërë Kosovën qendër të inovacionit dhe sportit.

Nga 25 shtete, sot i kemi vetëm 24 për shkak të tërheqjes së Serbisë nga kampionati në momentet e fundit. Kosova ka garantuar mjedis të barabartë dhe të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit. Është për të ardhur keq që institucionet e Serbisë nuk lejojnë që sportistët të marrin pjesë. Ky ka qenë vendim i politikave shtetërore të Serbisë”, tha Osmani.

Presidenti i Federatës Evropiane të Esports, Karol Cagan, vlerësoi organizimin duke theksuar se është krenar me punën e drejtuesve të Federatës Esports Kosova dhe Qeverisë së Kosovës.

“Jemi shumë të lumtur që ekipi i Kosovës ka bërë një punë kaq të shkëlqyer për ta sjellë këtë ngjarje këtu dhe për të pasur pjesëmarrjen e 25 vendeve.

Anëtari i ekipit të Kosovës, Flatron Halimi, është krenar që do ta përfaqësoj Kosovën në Evropian.

“Është një ditë e veçantë si sportist i esportit, duke pasur parasysh që ky sport është ndër industritë me zhvillimin më të hovshëm. Është nder dhe krenari të përfaqësoj Kosovën dhe me qenë mikpritës i një eventi kaq të lartë. Do të bëjmë më të mirën që ta përfaqësojmë Kosovën”, u shpreh Halimi.

Kjo ngjarje do të jetë madhështore dhe do të shërbej edhe si promovim i Kosovës. Evropiani është kualifikues për Botërorin 2026 dhe kjo e bën edhe më të rëndësishëm ngjarjen që do të mbahet në vendin tonë.

Gjithashtu lexoni:

Drita e nis me fitore Ligën e Kampionëve

Me ndezje të qirinjve, familjarët kërkojnë drejtësi për 27-vjeçarin

Salla “1 Tetori”, gati për spektaklin e Kampionatit Evropian të eSports

Ardon Pajaziti nga Premierliga transferohet te Hajduk Spliti

Drita – Differdange, formacionet zyrtare

Kosova News 08/07/2025 08/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
24°C
Pristina
clear sky
24° _ 24°
41%
1 km/h
Tue
32 °C
Wed
28 °C
Thu
24 °C
Fri
25 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Drita e nis me fitore Ligën e Kampionëve
23:03 -08/07/2025
Basha: Nuk na nevojitet marrëveshje për një të drejtë kushtetuese
22:59 -08/07/2025
Ndërron jetë zjarrfikësi i aksidentuar në krye të detyrës në Gjakovë
22:19 -08/07/2025
Me ndezje të qirinjve, familjarët kërkojnë drejtësi për 27-vjeçarin
21:49 -08/07/2025
Salla “1 Tetori”, gati për spektaklin e Kampionatit Evropian të eSports
21:05 -08/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?