KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » FKGK dhe SIDA suedeze nënshkruajnë marrëveshjen e garancisë në vlerë 14,9 milionë euro
Ekonomi

FKGK dhe SIDA suedeze nënshkruajnë marrëveshjen e garancisë në vlerë 14,9 milionë euro

Kosova News
Kosova News 14:31 -07/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) dhe SIDA, përfaqësuar nga Ambasada e Suedisë në Kosovë nënshkruan marrëveshjen e garancisë në vlerë 14,9 milionë euro.

Në këtë ngjarje ishin të pranishëm përfaqësues nga Qeveria e Republikës së Kosovës; Banka Qendrore e Kosovës, Agjencioni Suedez për zhvillim dhe bashkëpunim ndërkombëtar – SIDA, Ambasada e Suedisë në Kosovë, përfaqësues të USAID-it, KfW, Bankës Botërore, bankave komerciale, institucioneve mikrofinanciare, etj.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se MINT që nga fillimi ka qenë pjesë e themelimit të FKGK-së, ka kontribuar në hartimin e ligjit dhe në kapitalin themeltar të FKGK-së.

“Ky instrument financiar ri garantues është një mundësi më shumë për të adresuar nevojat e ndërmarrjeve private në Kosovë për qasje në financim e cila ka në fokus rritjen e mundësive për investime të gjelbra, ndërmarrjet në pronësi apo të udhëhequra nga gratë, si dhe ndërmarrjet eksportuese.

Për më tepër jam e lumtur që zgjerimi FKGK-së dhe rritja e portofolit të kredive për NMVM-të, është vlerësuar si arritje edhe në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian”, tha ajo.

Ndërkaq, ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund tha “përpjekjet tona të përbashkëta me Garancinë synojnë arritjen e 55 milionë euro investime, krijimin e 2700 vendeve të reja të punës, rritjen e barazisë gjinore në sektorin e biznesit dhe kalimin në një ekonomi më të gjelbër”.

E guvernatori i Bakës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili tha se rritja e vazhdueshme e kapitalit të FKGK-së kombinuar me skema rigarantuese, duke përfshirë edhe marrëveshjen e sotme të rigarancionit ndërmjet FKGK-së dhe Agjencisë Suedeze për Zhvillim ndikon në zgjerimin e qasjes në financa, rritjen e konkurrencës, zvogëlimit të hendekut të financimit me kushte konkurruese, ruajtjen e nivelit të kredive jo-performuese dhe të stabilitetit financiar e që janë edhe në përputhje me strategjinë dhe mandatin e BQK-së.

“BQK-ja e konsideron FKGK-në si një mekanizëm shumë të rëndësishëm për të mirëmbajtur dhe avancuar edhe më tej objektivin për sistem financiar stabil, me ndikim në mbështetje të ekonomisë. Prandaj, edhe bashkëpunimi do të fuqizohet në interes të zbatimit të këtyre objektivave”, tha ai.

Ndërkaq, lidhur me marrëveshjen e nënshkruar u deklaruan edhe nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore.

“Jemi të lumtur që sot nënshkruajmë marrëveshjen me Agjencinë Suedeze për Zhvillim – Sida, si dy partnerë që forcojnë edhe më tutje bashkëpunimin për të mirën e ekonomisë së vendit.  Kjo ngjarje vërteton përkushtimin e institucionit tonë për të nxitur rritjen ekonomike dhe qëndrueshmërinë në Kosovë, të plotësuar me mbështetjen e vazhdueshme të Sida-s.

Marrëveshja e nënshkruar sot shënon bashkëpunimin tonë të dytë me Sida-n që nga viti 2018, kur marrëveshja fillestare me vlerë 10 milionë euro u realizua me sukses duke mundësuar kredidhënie rreth 40 milionë euro. Marrëveshja e garancisë e finalizuar sot, në vlerë 14.9 milionë euro, shërben si dëshmi e mëtejshme e angazhimit tonë për të garantuar kredi për NMVM-të. Kjo marrëveshje parashikohet të lehtësojë qasjen në financa për NMVM-të duke u  mundësuar një kredidhënies deri në 55 milionë euro”, thanë përfaqësues të FKGK-së.

Në njoftim bëhet e ditur se mundësitë e ofruara nga Marrëveshja e Ri-garancisë e nënshkruar sot do të hapin rrugën për ofrimin e kushteve më të favorshme për kredi të rigarantuar përmes dritareve të FKGK-së si: “Dritare për gratë në biznes”; “Dritarja e eksportit” dhe “Dritarja GROW”.

Gjithashtu lexoni:

Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit

Demokratët evropianë dënojnë deklaratën e Paunoviqit: Serbia nuk mund të ecë drejt BE-së me retorikën e Millosheviqit

Zejnulla Gashi emërohet kryeprokuror i Shtetit, dekretohet nga Haxhiu

Konjufca reagon ashpër pas deklarimit të ministres serbe: BE-ja t’i përgjigjet me dënim të qartë

Kamberi reagon ndaj deklaratës së ministres serbe, kërkon shkarkimin e saj

Kosova News 07/12/2023 07/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?