KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Fitore bindëse e Kosovës ndaj Lihtenshtajnit
Sport

Fitore bindëse e Kosovës ndaj Lihtenshtajnit

KosovaNewss
KosovaNewss 23:08 -13/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kombëtarja e Kosovës e ka mposhtur Lihtenshtajnin, me rezultat bindës 4:0, në ndeshjen e parë miqësore që u zhvillua sot në Kampin Nacional në Hajvali.

Trajnerja Anneli Andersen hodhi në fushë formacionin me këtë në përbërje: Besarta Leci, Rrezona Ramadani, Valentina Limani, Lumbardha Misini, Albulena Guri, Erëleta Memeti, Merita Bajrami, Feride Kastrati, Kaltrina Biqkaj, Donjeta Halilaj dhe Edona Kryeziu.

Dardanet patën paraqitje të mirë duke dominuar që nga fillimi, por golin e epërsisë e arritën në minutën 41-të nëpërmjet Erëleta Memetit.

Kosova pati edhe disa raste në pjesën e parë por që nuk arriti t’i konkretizoi.

Dardanet nuk e ndryshuan ritmin as në pjesën e dytë, edhe pse trajnerja bëri ndryshime në formacion.

Pak minuta pasi filloi kjo periudhë e lojës, Kosova përfitoi penallti në minutën 58, të cilën me saktësinë e ekzekutoi Feride Kastrati, për rezultatin 2:0.

Tre minuta më vonë Kaltrina Biqkaj e shtoi epërsinë në 3:0, me çka Kosova veçse e vulosi fitoren. Megjithatë, as kjo epërsi e lartë nuk i ndali Dardanet, të cilat luajtën pa presion dhe në minutën e 87-të Jehona Shala shënoi për 4:0, me të cilin rezultat edhe përfundoi takimi.

Ndeshjen e dytë miqësore kundër Lihtenshtajnit, Kosova e zhvillon të dielën nga ora 11:30 po ashtu në Kampin Nacional në Hajvali.

Këto miqësore i shërbejnë Kosovës të përgatitet për ndeshjet kualifikuese të Ligës së Kombeve që nisin në shtator.

Gjithashtu lexoni:

Liverpooli gjen zëvendësuesin e Alexander-Arnoldit

Carlo Ancelotti emërohet trajner i ri i Brazilit

Dëmtohen Vinicius dhe Lucas Vasquez

Kosova e bronztë në evropianin e karatesë

Konfirmohen dy emrat e parë që do të largohen në verë nga Interi

KosovaNewss 13/07/2023 13/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
88%
1 km/h
Mon
19 °C
Tue
15 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
9 °C

Lajmet e Fundit

Dronët ukrainas shkatërrojnë sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse që kushton 25 milionë dollarë
21:48 -12/05/2025
Trumpi mund të udhëtojë në Turqi për negociata mes Zelenskyt dhe Putinit
21:23 -12/05/2025
Liverpooli gjen zëvendësuesin e Alexander-Arnoldit
21:00 -12/05/2025
Ukraina përfundon ratifikimin e marrëveshjes për mineralet me SHBA-në
20:57 -12/05/2025
Abdixhiku: Pas 15 tentimeve të dështuara, zgjidhja qëndron në një Qeveri Nacionale të Tranzicionit
20:21 -12/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?