KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Fitim Doda deklarohet i pafajshëm për tentim vrasjen në Kolovicë, Arijan Sijarina e pranon fajin për moslajmërim të veprës
Siguri

Fitim Doda deklarohet i pafajshëm për tentim vrasjen në Kolovicë, Arijan Sijarina e pranon fajin për moslajmërim të veprës

Kosova News
Kosova News 14:37 -25/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në seancën fillestare të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Fitim Doda u deklarua i pafajshëm për tentim vrasjen që ndodhi më 26 mars 2024 në Kolovicë, dhe për armëmbajtje pa leje, kurse Arijan Sijarina pranoi fajësinë për moslajmërim të veprës penale.

Në këtë rast, Fitim Doda po akuzohet për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa Arijan Sijarina po akuzohet për veprën penale “Moslajmërim i veprave penale apo kryerësve të tyre”.

Deklarimin rreth fajësisë, dy të akuzuarit e bënë pas leximit të aktakuzës nga prokurori Arben Hoti.

I akuzuari Doda u deklarua i pafajshëm për të dy veprat penale për të cilat po akuzohet. Ndërsa, i akuzuari Sijarina e ka pranuar fajësinë për moslajmërim të veprës.

Sijarina tha se këtë nuk e ka bërë me qëllim dhe se nuk ka pasur dijeni se është vepër penale moskallëzimi i kryerësit të vepërs penale.

Edhe mbrojtësja e të akuzuarit Sijarina, avokatja Shemsije Asllani, tha se i mbrojturi i saj nuk ka qenë në dijeni se duhet të lajmërojë veprën penale për të cilën ka dëshmitar apo viktimë e rastit.

Ajo kërkoi që Gjykata të ketë parasysh të gjitha rrethanat lehtësuese e shfajësuese dhe t’i jepet një dënim sa më i butë konform dispozitave ligjore, e duke marrë parasysh se i akuzuari Sijarina ka qëndruar në paraburgim 9 muaj.

Prokurori Abazi nuk e kundërshtoi pranimin e fajësisë nga Sijarina, pasi që ky pranim fajësie rezulton të jetë i vullentshëm dhe se gjen mbështetje të plotë edhe në shkresat që gjenden si provë në këtë çështje penale.

Po ashtu, Abazi tha se me rastin e caktimit të dënimit krahas rrethanave të mundshme lehtësuese, Gjykata të vlerësojë edhe rrethanat rënduese sa i përket të kaluarës kriminale, ku ekzistojnë edhe dy aktgjykime të plotfuqishme, ashtu që të arrihet qëllimi i dënimit.

Por, gjykatësi Gent Beka ka refuzuar pranimin e fajësisë të të akuzuarit Arijan Sijarina për veprën penale “Moslajmërim i kryerësit të veprës penale”, pasi që gjykata ka vlerësuar se nuk përmbushen kriteret konform dispozitave ligjore.

Gjykatësi Beka tha se dy të akuzuarit Doda dhe Sijarina, dhe mbrojtësit e tyre në afat prej 30 ditësh kanë të drejtë të paraqesin kundërshtimin e provave dhe kërkesën për hudhje të aktakuzës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Fitim Doda më 26 mars 2024 rreth orës 13:50 në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, për shkak të një mosmarrëveshje paraprake mes vete, me dashje dhe me armë zjarri tenton ta privojë nga jeta tani të dëmtuarin Naim Berisha.

Aty thuhet se derisa i akuzuari Doda ishte duke lëvizur me veturën VW Golf 7, pronë e tani të ndjerit E.H., të cilën e drejtonte vetë Doda ndërsa pasagjer në ulësen e përparme ishte i pandehuri Arian Sijarina, ndalojnë veturën në kryqëzim të rrugës “Haxhi Zeka”, me ç’rast Fitim Doda nga brendia e veturës me armë zjarri AK-47 shtie disa herë në drejtim të veturës të cilën e drejtonte i dëmtuari Naim Berisha, ku nga predhat e shkrepura, njëra e godet të dëmtuarin duke i shkaktuar lëndim të lehtë trupor me pasojë të përkohshme për shëndetin.

Me çka, Doda akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal.

Po ashtu, Doda akuzohet se me dashje dhe vetëdije e në kundërshtim me dispozitat ligjore e pa autorizim, nga koha e pavërtetuar e deri në ditën kritike pa leje ka poseduar armën e llojit AK-47.

Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 të Kodit Penal.

Ndërsa, Arijan Sijarina akuzohet se nga 26 marsi 2024 rreth orës 13:50 në rrugën “Haxhi Zeka” e deri më 24 prill 2024 në Prishtinë, me dashje dhe vetëdije duke qenë në dijeni për kryerësin e veprës penale të “Vrasjes në tentativë”, nuk e lajmëron faktin e tillë e as vendndodhjen e të dyshuarit.

Me këtë veprim, akuzohet se ka kryer veprën penale “Moslajmërim i veprave penale apo kryerësve të tyre” nga neni 378, par.1 pika 1.2 të Kodit Penal.

Kujtojmë se mbrëmjen e asaj dite (26 mars 2024) u vranë dy persona. Për vrasjen në fjalë dyshohet i dëmtuari në këtë rast Naim Berisha bashkë me vëllain e tij Ahmet Berisha, të cilët edhe ishin shpallur kërkim nga Policia. Të dy dyshohen se kanë vrarë E.H. 30-vjeçar dhe Z.G, një grua 48-vjeçare e cila nuk ishte e përfshirë në rast, por ishte në veturë afër shtëpisë së saj. Ajo pas plagëve të marra kishte ndërruar jetë në QKUK një ditë pas ngjarjes, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjithashtu lexoni:

Aksident trafiku në Klinë, lëndohen tre persona

Ekstradohet nga Kosova për në Danimarkë i kërkuari përmes INTERPOL-it

Gjenden mbetjet mortore të personit të zhdukur në Malishevë, Policia konfirmon identitetin

Dogana kap mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 15 mijë euro

Një muaj paraburgim për 26-vjeçarin që dyshohet se vrau babain e tij në Strellc të Deçanit

Kosova News 25/03/2025 25/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Shqipëria i përgjigjet Vuçiqit: Retorika nacionaliste nuk mund të tërheqë zvarrë rajonin
22:44 -27/07/2026
Krizë te Kombëtarja Italia, Maldini e Leonardo largohen 16 ditë pas emërimit
21:44 -27/07/2026
Rasti Lule Gjeli, Rama: Jeta Xharra nuk mund t’i përdorë më hapësirat në hotelin Grand
20:34 -27/07/2026
Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh
20:02 -27/07/2026
Franca: Avancimi i Kosovës drejt BE-së lidhet me zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit
19:59 -27/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?