Fiorentina ka shënuar fitore ndaj Napolit, me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së tetë në Serie A.
Golin e parë për fiorentinasit e realizoi Brekalo, në minutën e 7’, teksa rezultatin për napolitanët e barazoi Victor Osihmhen, në minutën e 45’.
Në pjesën e dytë, Fiorentina kaloi edhe njëherë në epërsi me anë të Giacomo Bonaventurës, në minutën e 63’.
Ndërsa goditjen e fundit Napolit ia dha Nico Gonzales, në minutën e 93’.
Fiorentina pas tetë xhirove renditet në vendin e katërt me 17 pikë të grumbulluara, teksa Napoli poziconohet në pozitën e pestë me 14 sosh.