Super finalja e “Play-off”-it është qershia mbi tortë e këtij edicioni të ProCredit Superligës, ku ndeshja e parë mes Bashkimit dhe Trepçës zhvillohet sot me fillim nga ora 19:00 në palestrën Sezai Surroi në Prizren.
Në finale do të përballen Bashkimi dhe Trepça, përkatësisht vendi i parë dhe i dytë gjatë garave të rregullta.
Ndeshjen çerekfinale dhe gjysmëfinale të “Play-off”-it dhuruan spektakël të basketbollit, derisa adrenalina do të rritet në maksimumin në finale, ku të dy skuadrat duan titullin e kampionit.
Këto dy skuadra u kualifikuan direkt në finale dhe me seri identike 3:1 arritën finalen. Bashkimi triumfoi ndaj Pejës, kurse Trepça ndaj Sigal Prishtinës.
Në garat e rregullta, Bashkimi ishte lider me 20 fitore e tetë humbje, kurse Trepça e dyta me 19 fitore e nëntë humbje.