KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Filma” para zgjedhjeve – Komuna e Fushë-Kosovës publikon pamjet duke liruar hapësirat publike
Politikë

“Filma” para zgjedhjeve – Komuna e Fushë-Kosovës publikon pamjet duke liruar hapësirat publike

Kosova News
Kosova News 17:41 -22/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas katër vitesh në udhëheqje të qytetit, tashmë kur kanë mbetur edhe më pak se tre muaj për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, Drejtoria për Inspektorat e Komunës së Fushë-Kosovës ka njoftuar se ka filluar aksionin për zbatimin e urdhëresës për lirimin e hapësirave publike.

Kjo nismë vjen në një kohë kur Fushë Kosova që udhëhiqet nga Burim Berisha i LDK-së, është shndërruar në një katrahurë të ndërtimeve pa asnjë kriter urbanistik, ku kaosi ndërtimor dhe mungesa e kontrollit institucional kanë dominuar hapësirën publike për vite me radhë, shkruan KosovaNews.

Në njoftim thuhet se pavarësisht njoftimeve paraprake, një pjesë e bizneseve nuk kanë liruar hapësirat publike, ndonëse janë informuar me kohë përmes procesverbaleve dhe vendimeve zyrtare.

“Aksioni ka filluar në rrugën “Hajrualla Zymi”, ndërsa në ditët në vijim do të vazhdojmë me rrugët e tjera të qytetit. Qëllimi i këtij aksioni është të rikthejë në funksion publik trotuaret, sheshet, rrugët dhe zonat e tjera të përbashkëta që janë të destinuara për përdorim të lirë nga qytetarët”, thuhet në njoftimin e tyre.

Po ashtu, bëhet e ditur se ky aksion do të përfshijë të gjithë territorin e qytetit të Fushë-Kosovës dhe do të zhvillohet me mbështetjen e institucioneve relevante, deri në përfundimin e tij të plotë.

Më herët, drejtori i Inspektoratit në këtë komunë, Donat Zharku tha deklaroi se aksioni do të vazhdojë edhe ditëve tjera.

“Po sot është duke ndodhur lirimi i hapësirave publike. Pavarësisht njoftimeve paraprake, një pjesë e bizneseve nuk kanë liruar hapësirat publike ndonëse janë informuar me kohë përmes procesverbaleve dhe vendimeve zyrtare. Qëllimi i këtij veprimi është kthimi i hapësirave publike për qytetarët dhe respektimi i rregullave komunale. Ky aksion do të përfshijë të gjithë territorin e qytetit të Fushë Kosovës dhe do të zhvillohet me mbështetjen e institucioneve relevante deri në përfundimin e tij të plotë”,

Ndërkaq më 15 maj, Komuna e Fushë Kosovës kishte lëshuar një urdhëresë për lirimin e sipërfaqeve publike nga objektet e përkohshme në territorin e kësaj komune.

Gjithashtu lexoni:

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb

UEFA cakton datën e shortit të Ligës së Kampionëve 2026/27

Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe

Kosova News 22/07/2025 22/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila
18:09 -25/07/2026
Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta
17:00 -25/07/2026
Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president
16:22 -25/07/2026
Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia
15:42 -25/07/2026
Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin turk në Kosovë
15:09 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?