KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Fillon periudha e votimit jashtë Kosovës
Politikë

Fillon periudha e votimit jashtë Kosovës

Kosova News
Kosova News 08:38 -09/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës dhe që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi.

Kjo periudhë (9 janar – 8 shkurt 2025) do të vlejë vetëm për shtetasit që kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe që gjatë regjistrimit janë përcaktuar individualisht për mënyrën e votimit:duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës, apo duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.


“Shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për të votuar fizikisht në njërën nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, njoftohen se procesi i votimit do të mbahet më 8 shkurt 2025”, njofton KQZ.


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar individualisht të gjithë votuesit e regjistruar për të votuar përmes postës për procedurën e votimit.Të gjithë shtetasit e Kosovës që janë regjistruar për të votuar sipas kësaj mënyre, adresat e kutive postare të KQZ-së jashtë Kosovës, por edhe të kutisë postare të KQZ-së në Kosovë, mund t’i gjejnë këtu.


“Të gjithë shtetasit e Kosovës që janë regjistruar për të votuar përmes postës, për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë ose në ndonjërën nga kutitë postare të KQZ-së jashtë Kosovës, duhet të ndjekin udhëzimet e KQZ-së për votimin përmes postës”, njofton KQZ.


Si duhet të votoni?
Të gjithë shtetasit e Kosovës që janë regjistruar për të votuar përmes postës, për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë ose në ndonjërën nga kutitë postare të KQZ-së jashtë Kosovës, duhet të ndjekin udhëzimet e KQZ-së për votimin përmes postës..

Hapi 1: Plotësoni fletëvotimin
Shkarkoni dhe printoni fletëvotimin.
Në anën e majtë të fletëvotimit janë të renditura subjektet politike. Zgjidhni vetëm një subjekt politik.
Në anën e djathtë, mund të votoni deri në dhjetë kandidatë.


Pasi të plotësoni fletëvotimin:
Paloseni fletëvotimin, vendoseni brenda zarfit dhe mbylleni zarfin.


Mos shkruani asgjë mbi zarf!
Hapi 2: Dërgoni fletëvotimin
Printoni dëftesën e regjistrimit që e keni pranuar përmes email-it gjatë periudhës së regjistrimit.


Brenda zarfit të dytë, vendosni:
Zarfin e mbyllur me fletëvotimin e plotësuar.
Dëftesën e regjistrimit.


Mbi zarfin e dytë:
Shënoni adresën e kutisë postare të KQZ-së (bashkangjitur në këtë email gjeni adresat e kutive postare të KQZ-së).


Vendosni një pullë postare.
Dërgojeni zarfin në postën më të afërt të shtetit ku jetoni.


Kujdes! Që fletëvotimi juaj të jetë i vlefshëm:
Dërgesa duhet të jetë individuale (nuk mund të përfshini fletëvotime për anëtarët e familjes apo persona të tjerë).


Zarfi duhet të ketë pullën postare dhe të dërgohet nga shteti ku jeni regjistruar.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Gërmimet në Zubin-Potok do të vazhdojnë me muaj, pasi eshtrat janë të shpërndara

Kurti viziton Kalludrën, ku po zhvillohen gërmime për varrezë masive

Çmimi i naftës shkon në 1.77 euro për litër, Ministria publikon çmimet tavan për sot

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Kosova News 09/01/2025 09/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Sun
34 °C
Mon
33 °C
Tue
35 °C
Wed
34 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë
14:59 -01/08/2026
Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?