Ka filluar mbledhja e Komisionit për Arsim, ku po diskutohet në lidhje me grevën e përgjithshme në arsim.
E pranishme në këtë mbledhje është ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ministri i Financave, Hekuran Murati, derisa mungon kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.
Ymer Ymeri nga SBASHK-u në, ka thënë se nga kjo situatë mund të dilet vetëm me arritjen e një marrëveshje.
“I gjithë procesi mësimor është bllokuar, nëse kemi vullnet të dyanshën, ju garantoj se sindikatat kanë vullnet me dalë nga kjo situatë besoj kemi me dalë. Nëse kishim komunikuar drejt dhe shpejtë kishim dalë më shpejtë nga kjo situatë. Nuk mund të dalim nga kjo situatë pa arrit një marrëveshje me bisedime. Asnjëherë nuk kemi mohuar të arriturat, kërkesat tona janë të përbashkëta gjithë sindikatat, është çështje që me një buxhet simbolik ndoshta mund ta kalojmë këtë”, ka thënë Ymeri.