KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Filloi edicioni i 21- të i “DokuFest”
Kulturë

Filloi edicioni i 21- të i “DokuFest”

Kosova News
Kosova News 11:47 -06/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes një njoftimi në Facebook ka përshëndetur fillimin e edicionit të 21-të të “DokuFest”. Sipas ministris përgjatë ditëve të “DokuFest”, Prizreni shndërrohet në destinacion për filmdashës, regjisorë e vizitorë të shumtë nga vende të ndryshme.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit:

Përgjatë nëntë ditëve të festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtë “DokuFest”, Prizreni shndërrohet në destinacion për filmdashës, regjisorë e vizitorë të shumtë nga vende të ndryshme. Shfaqja e filmave në kinematë e hapura të qytetit ofron një eksperiencë fantastike, shumë të veçantë.

Hapja zyrtare e festivalit u bë mbrëmë në Kino Lumbardhi, ku u shfaq filmi “Fire of Love” ndërsa tema e këtij edicioni është “Si të mbijetojmë?” (Hoë to Survive?), e cila vjen në formë të pyetjeve dhe synon t’u jap përgjigje shumë pyetjeve ekzistenciale.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin zëvendëskryeminsitrja e Republikës së Kosovës, Donika Gervalla, zëvendësministrja e MKRS, Daulina Osmani, drejtori artistik i festivalit “DokuFest”, Veton Nurkollari, deputeti, Haxhi Avdyli, ish Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, Ambasadorë, regjisorë e artdashës.

Në edicionin e 21-të, “DokuFest” ofron një program të pasur me më shumë se 250 filma, punëtori, diskutime e mbrëmje muzikore. Në kinemanë “Lumbardhi” do të shfaqen 108 filma garues nga 58 shtete në këto kategori: “Balkan Dox”, “International Feature Dox”, “International Short Dox”, “International Shorts”, “Human Rights Dox”, “Green Dox”, “Truth Dox” dhe “National”. Filmat garues do të vlerësohen nga një juri e veçantë profesionale për secilën kategori.

“DokuFest”do të mbahet deri më 13 gusht 2022.

Gjithashtu lexoni:

Chopin Piano Fest hapet me pjesëmarrjen e Kryeministrit Kurti: një festival që lidh muzikën me diplomacinë kulturore

Kurti: “Hasi Jehon”, një urë që na lidh përmes zërit të folklorit shqiptar

Teatri i Pogradecit sjell në Prizren komedinë e zezë “Vetmi në Perëndim” të Martin McDonagh

Çeku: Jemi të përkushtuar të modernizojmë infrastrukturën kulturore

Kurti priti ekipin organizativ të festivalit PITF

TAGGED: DokuFest
Kosova News 06/08/2022 06/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
overcast clouds
10° _ 8°
84%
2 km/h
Tue
18 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
11 °C
Sat
13 °C

Lajmet e Fundit

Veteranët protestojnë ndaj Trendafilovës
11:54 -13/05/2025
Rexhepi: Patjetër duhet të respektohet presidentja
11:22 -13/05/2025
Kusari-Lila: Besoj se Kurti do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Osmanit
11:20 -13/05/2025
Zgjidhja e ngërçit, Memli merr shembullin e demokratëve në ShBA
11:11 -13/05/2025
Ministria e Ekonomisë mbyll kompaninë paralele të ujësjellësit në Mitrovicën e Veriut
10:50 -13/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?