KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Fillimi i vitit të ri shkollor, ministrja Nagavci del me një konferencë për medie
Arsim

Fillimi i vitit të ri shkollor, ministrja Nagavci del me një konferencë për medie

Kosova News
Kosova News 09:06 -31/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të mbajë gjatë ditës së sotme një konferencë për medie.

Temë diskutimi do të jetë përgatitjet e bëra për fillimin e vitit të ri shkollor 2022-2023.

Konferenca do të nga ora 11:00 në MASHTI.

Ministra e Arsimit, Arbërie Nagavci insiston se mësimi do të fillojë nga dita e nesërme, ndërsa Sindikata insiston se greva do të vazhdojë dhe nuk do të ketë mësim pa u përmbushur kërkesat e tyre.

- Reklamë -

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës e Kulturës, Rrahman Jasharaj, paralajmëroi dje padi ndaj shtetit pas deklarimeve se mësimdhënësve që do t’i bashkohen grevës së përgjithshme, do t’iu pezullohen mëditjet nga paga.

Jasharaj tha se pezullimi i grevës as nuk është opsion, duke deklaruar se atë nga greva e ndalon “vetëm vdekja”.

“Nuk do të ketë pezullim apo ndalje të grevës. Nga greva vetëm vdekja dhe varri më ndalojnë. Në konferencë do t’i diskutojmë dhe komentojmë deklarimet e ministrit të Financave, Hekuran Murati, rreth ndalimit të pagave dhe mëditjeve. Siç duket ministri, si i ri që është, ka gabuar”,  deklaroi për KOHËN të martën, Jasharaj.

Kreu i SBASHK-ut theksoi se këtij institucioni i janë ofruar disa avokatë vullnetarë për t’i mbështetur në padinë që pritet ta ngrehin ndaj Qeverisë së Kosovës.

“Deklarimet e Muratit ishte skandaloze dhe shantazhuese. Mësimdhënësve nuk mund t’ua ndalojë pagat. Në kohë të krizave dhe kur dimri po vjen, mësimdhënësit po duan ta marrin edhe një kafshatë më tepër bukë”, shtoi ai.

Reagimi i tij vjen pas deklaratave të ministrit të Financave, Hekuran Murati, se SBASHK-u në pesë vitet e fundit ka mbledhur 3.2 milionë euro nga mësimdhënësit në emër të anëtarësisë. Po ashtu Murati ngriti pikëpyetje se ku kanë shkuar këto para.

Ministri tha se SBASHK-u meqë ka fond, duhet t’i paguajë vetë grevistët për orët e humbura.

Murati: Greva është instrument për t’u mbrojtur punëtorët, trajtimi e pagesat sipas ligjeve e konventave nderkombëtare

Qeveria është zotuar se do t’ua ndalojë mëditjet nga paga të gjithë atyre që marrin pjesë në grevë, meqë sipas saj, nuk është thirrur sipas ligjeve.

Një pjesë e mësimdhënësve, punëtorë të administratës publike, shërbyes civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës nga 25 gushti kanë hyrë në grevë dhe po kërkojnë para shtesë deri në hyrjen në fuqi të Projektligjit për pagat.

Kërkesat e tilla janë kundërshtuar nga Qeveria, e cila thotë se tani nuk është koha për greva, pasi së fundmi është hartuar Projektligji për pagat dhe së shpejti kjo çështje do të rregullohet.

E para dy ditësh në një konferencë për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka sqaruar se nuk janë kundër grevistëve, por sipas tij ata do të trajtohen sipas legjislacionit në fuqi.

“Greva duhet të deklarohet dhe ajo është instrument për t’u mbrojtur punëtorët, sepse ata që janë në grevë nuk mund askush ti largoj nga puna. Por nëse ka punëtorë që nuk deklarojnë se janë në greve dhe nuk punojnë atëherë kjo është çështje disiplinore”, ka thënë Murati.

Ai ka shtuar se gjatë viteve dhe për vit sindikatat marrin para nga anëtarësia dhe me ato para ata mund të bëjnë pagesat për orët e grevës, por assesi nuk mund të paguhen nga punëdhënësi, sepse kështu përcaktohet me ligje.

SBASHK-u ka marrë nga mësuesit 3.2 mln €, ministri Murati pyet se çfarë ka ndodhur me këto para

Ministri Murati theksoi se praktikat dhe konventat ndërkombëtare nuk i obligojnë punëdhënësit për t’i paguar punëtorët që janë në grevë.

Ministri Murati sqaron se si parashihen me ligj pagesat për punonjësit që janë në grevë

Zhurma më e madhe ditëve të fundit nuk është bërë për faktin se një pjesë e punonjësve filluan grevën, por çështja se kinse ata po kërcënohet se mund të mos marrin pagesat për kohën sa janë jashtë procesit të punës, pra në grevë, shkruan KosovaNews.

Në fakt pas fillimit të grevës, Ministria e Financave ka kërkuar nga Këshilli Grevist listën e personave që po marrin pjesë në grevë për t’ua ndalur atyre pagën sipas neni 18 të Ligjit për Greva.

Kjo ka nxitur reagime nga disa drejtues të sindikatave, të cilët janë ankuar se Qeveria po u bën presion në këtë mënyrë që të mos vazhdojnë me grevën.

Mësohet sa euro më pak do të marrin këtë muaj ata që për pesë ditë janë në grevë

E kjo temë sidomos është shfrytëzuar tej mase nga subjekte politike që aktualisht janë në opozitë, por ato kohë të gjatë kanë qenë në pushtet dhe kanë miratuar e votuar ligje, që përkufizojnë krejt diçka tjetër me atë që sot e thonë.

Çka thotë ligji për greva në Kosovë

Në Ligjin për greva të Kosovës thuhet se, organizatat sindikale, apo gjysma e të punësuarve të një organizate të caktuar punuese, ku nuk ka organizim sindikal, kanë të drejtë të organizojnë greva, për t’i mbrojtur interesat e tyre ekonomike, sociale dhe profesionale’, raporton KosovaNews.

Por, Neni 18 i Ligjit për greva thotë se gjatë zhvillimit të grevës pezullohen detyrimet që rrjedhin nga kontrata e punës, duke përfshirë të drejtën në pagesë dhe detyrimin e bindjes për të punuar.

Por, sipas Ligjit për greva, ndërprerja ose largimi nga marrëdhënia e punës për shkak të pjesëmarrjes në një grevë të ligjshme, është i kundërligjshëm.

Pagesa e punonjësve gjatë grevës

Greva organizohet konform Ligjit Nr. 03/L-200 për grevën (Ligji bazik), i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin Nr. 04/L-119 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-200 për grevat (Plotësim-ndryshimi i Ligjit).

Neni 18, shumë qartë përcakton se e drejta për pagesë pezullohet gjatë zhvillimit të grevës.

Këtë e përforcon edhe neni 6 i Ligjit për grevën, i cili parasheh që të punësuarit që punojnë gjatë grevës “në shërbimet e rëndësisë jetike me qëllim të sigurimit të minimumit të procesit të punës, kanë të drejtë në pagë, në përputhje me kohën e kaluar në punë”. Kjo nënkupton se grevistët tjerë nuk kanë të drejtë në pagë, sepse, përndryshe, nuk do të kishte nevojë për një normë të tillë.

Qeveria e procedoi Projektligjin për Paga, në shtator shqyrtohet në Kuvend

Gjithashtu lexoni:

LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore

MASH-i shpall thirrjen për bursa për vajzat dhe gratë në programet STEM

Nis ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër, Kurti: Sa më shumë ura, aq më e fortë lidhja

Kusari-Lila njofton dy vendime tregtare nga ministria e saj

UP-ja nënshkruan memorandum mirëkuptimi me CIHEAM Montpellier dhe CIHEAM Zaragosa

Kosova News 31/08/2022 31/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?