KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Fillimi i mbarë, gjysma e punës”, ministri Peci publikon risitë për subvencionimin e bujqve – tregon nga sa euro ndahen për hektar sivjet
Ekonomi

“Fillimi i mbarë, gjysma e punës”, ministri Peci publikon risitë për subvencionimin e bujqve – tregon nga sa euro ndahen për hektar sivjet

Kosova News
Kosova News 12:33 -09/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

 
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, i ka publikuar sot risitë e fundit në programin për subvencione 2023, dhe shumën e parave që do të jetë si shpërblim për bujqit e Kosovës.

Ai thotë se në Programin për Pagesa Direkte ka hyrë edhe subvencionimi i farës së grurit me 614 euro për hektar, ku përfshihet sipërfaqja, plehërimi, nafta dhe kilogrami i grurit.

“Për të rritur sipërfaqet si dhe për të krijuar kushtet e nevojshme për lëndën e parë të prodhimit të vajit ushqimor, këtë vit për herë të parë subvencionojmë lulediellin me 454€/ha” ka thënë Peci mes tjerash, në prezantimin e programit të tij.

Kurti dhe Peci kumtojnë lajmin: Nga sot nisin pagesat direkte për bujqit, sivjet do të ketë mbi 100 milionë euro (VIDEO)

Ky është njoftimi i plotë i ministrit Faton Peci:

Fillimi i mbarë, gjysma e punës!

Planifikim i duhur i kohës!

Lehtësim i procedurave në aplikim!

Vazhdimësi e rritjes së përkrahjes!

Përfshirje e kulturave të reja!

Ndër risitë e Programit për Pagesa Direkte – Subvencione 2023 është subvencionimi i farës së grurit me 614 €/ha, përkrahje kjo e cila përfshinë:

250€ për sipërfaqe;

150€ për plehërimin;

54€ për naftën;

0.04€ për kilogram apo një mesatare prej 160€;

Gështenja, do t’i bashkohet këtë vit subvencionimit të dru-frutoreve me 504€ për hektarë, përfshirë edhe subvencionimin e naftës. Kjo kulturë është kulturë strategjike, fruti i së cilës është i kërkuar në tregun e jashtëm.

Për të rritur sipërfaqet si dhe për të krijuar kushtet e nevojshme për lëndën e parë të prodhimit të vajit ushqimor, këtë vit për herë të parë subvencionojmë lulediellin me 454€/ha.

Me qëllim të rritjes së prodhimtarisë vendore e njëherit edhe cilësisë, këtë vit kemi paraparë për herë të parë, subvencionimin e zogjve për mish apo broilerëve me 0.20€ për zog.

Nga ky Program eleminohet përshkallëzimi duke bërë që pagesa për prodhimtarinë e materialit fidanor të pemëve drufrutore të subvencionohet me 0.25 euro për copë.

Tek pagesa direkte për bimët mjeksore dhe aromatike, kemi shtuar subvencionimin për bimët mjaltëdhënësë me 450€/ha.

Lehtësojmë aplikimin në këtë Program duke hequr vërtetimin e deklaratës nën betim tek noteri. Këtë vit do mjaftojë vetëm nënshkrimi i fermerit.

Vazhdojmë me:

Subvencionimit e Grurit – 474€/ha;

Misrit – 329€/ha;

Patates – 654€/ha;

Fasules – 654€/ha;

Nga ana tjetër kulturat pemëtarë subvenciohen me 504 euro për hektarë.

Perimet në sipërfaqe të mbyllura subvencionohen me 904€/ha.

Perimet në sipërfaqe të hapur me 554€/ha;

Afër prodhuesve vendorë!

Gjithashtu lexoni:

Liberalizimi i energjisë elektrike, Kurti: Përmes ALPEX-it, KEK ka siguruar energjinë për konsumatorët në tregun e hapur

Bislimi takon Sorensenin në Bruksel

Osmani ua ndan Medaljen Presidenciale nënave të Srebrenices

Osmani: Paqja është një mundësi e re për t’u ngritur

Williams: Kosova, model frymëzues për shtetet e vogla, për ndërtimin e paqes e përfshirjes së grave në qeverisje

Kosova News 09/01/2023 09/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 11°
80%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

‘Defender Europe’, Maqedonci takon komandantin Wegscheider
15:20 -02/06/2025
15 të arrestuar për keqpërdorim të kartelave dhe mashtrim kompjuterik në Gjilan
15:15 -02/06/2025
15 të arrestuar për lëshim të çeqeve pa mbulesë e keqpërdorim të kartelave bankare
15:09 -02/06/2025
Punime në rrjetin e ujësjellësit, disa zona të komunës së Rahovecit përballen me reduktime të ujit të pijshëm
15:08 -02/06/2025
Liberalizimi i energjisë elektrike, Kurti: Përmes ALPEX-it, KEK ka siguruar energjinë për konsumatorët në tregun e hapur
15:04 -02/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?