Orkestra e Filharmonisë së Kosovës, nën udhëheqjen e dirigjentit amerikan, Gregory Charette, mbajtën koncert në Sallën e Kuqe në Pallatin e Rinisë dhe Sportit ku në pjesën e parë u interpretuan Premiera e veprës “Attempt” nga Ersan Januzi dhe Koncerti për violonçel No. 1 nga Shostakovich-i, interpretuar mjeshtërisht nga violonçelisti virtuoz Konstantin Manaev, paraqitje e cila u mirëprit me duartrokitje nga publiku.
Pjesa e dytë ishte rezervuar për interpretimin e Simfonisë Nr. 1 të Sibeliusit, që ishte po ashtu interpretim premierë nga Filharmonia e Kosovës nën drejtimin e mjeshtrit Charette.
Koncerti i radhës i Filharmonisë së Kosovës do të mbahet më 10 nëntor 2023 në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Ndryshe Gregory Charette ka disa vite që dirigjon Filharmoninë e Kosovës duke drejtuar orkestrën në interpretimin e një game të gjerë veprash që nga shek. XIX, fillim shekulli 20-të e deri tek repertori i muzikës së sotme. Gjatë kësaj kohe, kam qenë i impresionuar vazhdimisht nga ngrohtësia e orkestrës, gatishmëria për të punuar, përmirësuar dhe për tu zhvilluar ka thënë për medie Charette.
Dirigjenti amerikan çdo herë ka bërë me dije se Kosovës iduhet një sallë e koncerteve do të siguronte akustikën e duhur për shfaqjet muzikore. Sipas tij çdo gjë përmirësohet kur ka akustikë të mirë, ekuilibri, intonacioni, prodhimi e tingujve, luajtja në ansambël etj.